Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Projektrezoluta për ish spiunat në administratë, Kuvendi jep autorizimin për publikimin e emrave online të atyre që kanë bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit

22:55 / August 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dosjet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Emrat e të gjithë ish spiunëve të sigurimit që janë zyrtarë do të publikohen online. Kjo është një nga kërkesat e demokratëve përfshirë në Projektrezolutën për Dosjet e Sigurimit, pranuar nga PS dhe miratuar nga Kuvendi. Kuvendi kërkon që Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit për vitin 2022 të angazhohet në këto drejtime.

“Të intensifikojë punën për deklasifikimin e dosjeve, duke përjashtuar ato që cënojnë sigurinë kombëtare dhe të vijojë me digjitalizimin e tyre. Të publikojë në faqen zyrtare online të Autoritetit, për aq sa lejohet nga kuadri ligjor, listën e individëve që kanë rezultuar si bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit dhe që janë pjesë e administratës publike”, është kërkesa e demokratëve.

Debati për dosjet e Ish Sigurimit të shtetit ka marrë një dimension të ri pas kërkesës së bërë nga vetë autoriteti për rivlerësimin e politikanëve të cilët janë skanuar më herët nga komisionet “Bezhani” dhe “Mezini”, të ngritura në vitet 90’. Komisionet të cilat janë akuzuar shpesh për vendime politike.

Kërkesa e autoriteti vjen për shkak të një dosje, ku pjesë e bashkëpuntorëve ka rezultuar shtetasi, zyrtar i lartë I.M, i cili sipas burimeve dyshohet të jetë ish presidenti Ilir Meta. Por për të hapur këtë dosje dhe për të zbuluar implikimin e tij, autoriteti ka kërkuar shfuqizimin e ligjit që nuk lejon kontrollin e politikanëve që më herët janë çertifikuar si jo bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit nga dy komisionet “Bezhani” e Mezini”.  Kërkesa e autoritetit të dosjeve nxiti depozitimin në kuvend të katër projektligjeve që lidhen me dosjet e ish sigurimit të shtetit, dy nga opozita dhe dy nga mazhoranca.

autorizim kuvendi spiunat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.