Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Prokurori i antimafias: Organizatat shqiptare raporte barazie me atë italiane

22:00 / March 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mafia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në vitin 2017, u krijua një grup i përbashkët hetimor ndërmjet Prokurorisë për Krime të Rënda dhe Prokurorisë së Barit.

Goditja që zbuloi organizatën erdhi në 28 qershor 2018. Në një mjet tip rulo në Sarandë, u sekuestruan gati gjysmë tonë lëndë narkotike. Sasia e drogës ishte shpërndarë në 321 pako të presuara dhe 94 pako me natriban e përpunuar në formë çokollatë. Në pranga ra shoferi Italian Vito Baruçhelli, i njohur për përfshirjen në trafik droge dhe një grua që e shoqëronte.

Episodi i Sarandës, u bashkua në një dosje hetimore me rastin e Vlorës. Provat jepnin indicie se ishim përballë së njëjtës organizatë. Rasti zbuloi se shqiptarët tashmë nuk ishin thjesht transportuesit drejt Italisë. Ata, ishin bashkëpunëtorë të rëndësishëm të puljezëve.

“Në këtë moment raportet janë mjaft të ngushta. Nuk ka një raport varësie të njërit nga tjetri, por një raport aleance në një farë mënyre. Pulja është zona e parë e zbarkimit të ngarkesave të trafikut, sidomos marijuanës që vjen nga Shqipëria dhe një akord me organizatat puljeze është i nevojshëm” u shpreh Francesco Giannett, prokuror i antimafias.

Gjatë hetimeve u arrestuan dhe u ngritës akuza për 46 të pandehur në Shqipëri dhe Itali. 4 nga të arrestuarit u kthyen në bashkëpunëtorë të drejtësisë. Në dëshmitë e tyre ata dhanë shpjegime në lidhje me episodin e parë, atë të vitit 2015 ku u sekuestruan 808 kg lëndë kanabis në Vlorë, në përpjekje për ta trafikuar drejt Italisë.

“Nga hetimet e kryera nga grupi i përbashkët hetimor u zbuluan të dhëna të reja se shtetasi Robert Myftari vepronte në kuadër të grupit të strukturuar kriminal që synonte trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria për në Itali”.

antimafia organizatat shqiptare Prokurori
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini

20:22 / June 4, 2026

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.