Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Prokurori i Përgjithshëm kundër Kodit të ri Penal

14:00 / October 14, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
addfrrtt sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

’Për çështjen e kodit penal kam mbajtur një qëndrim. Momenti që u hodh për diskutim, i cili është parimor, nuk dua të hyj në detaje, por dua ta nis si një jurist. Kodi Penal më ngarkon të përfshihem qoftë edhe në një debat. Nëse ju arrini të pyesni punonjës të drejtësisë se kush është problemi me Kodin Penal që kemi.

Unë ende sot nuk kam një informacion analitik mbi problemet që ka Kodi penal aktual, është një kod që nga 1995 ka gjetur zbatim, qoftë me disa ndryshime e përmirësime të bëra, ka gjetur zbatim nga gjykatat dhe prokuroritë.

Unë shoh fillimin e problemeve sa i përket konceptimit të një procesi të ndërtimit të një legjislacioni kaq të rëndësishëm, këto janë bazat e shoqërisë, jo vetëm për shtetasit shqiptarë por edhe ata që jetojnë këtu. Është një ligj mjaft i rëndësishëm. Kjo pikënisje përcakton metodologjinë për rrëfimin e kodit. Deri në 2024, nuk kemi raportuar për probleme serioze të zbatimit të Kodit Penal.

Çfarë po synojmë të arrijmë? Vetëm përafrimi me kërkesat e integrimit, është një kriter që mund të preki Kodin Penal. Ne me këtë Kod Penal bashkëpunojmë me të gjithë partnerët tanë, kurrë në asnjë moment nuk kemi pasur asnjë problem me ndërkombëtarët. Kjo tregon që dispozitat tona janë me frymën e kohës. Nëse ju më ngarkoni të bëj një Kod Penal si jurist, ai do të jetë si Kodi Penal i Olsian Çelës, i vizionit të Olsian Çelës.

Ku ka më mire se Prokuroria e Përgjithshme të jepni një opinion të detajuar për Kodin e ri penal. Kjo do ta ndihmonte ligjvënësin. Ju refuzoni të merrni pjesë në këtë proces? Keni vendosur të mos bashkëpunoni apo duhet të jeni aktiv edhe me të drejtën tuaj për të kritikuar për gjërat që nuk shkojnë mirë në atë kod?

Nuk thashë refuzoj. Thashë refuzoj sot të flas për çështje që lidhen me elementë të kodit penal. Teknika e përdorur për të shkruar kodin nuk është në lartësinë e duhur. Nëse do duhet të përmirësojmë teknikën, nuk jemi në gjendje të rishkruajmë normat. Shumë gjëra lidhen me politikat penale.

Ne jemi askushi të vlerësojmë nëse një sjellje e caktuar në shoqëri, është e dënueshme apo e padënueshme. Unë mund të kem një opinion, por ai opinion mbetet. Fryma e Kodit është represive. Përsa kohë kemi shtuar normat që bëjnë të dënueshme sjellje të ndryshme shoqërore, kjo është ide e hartuesit apo e ngarkuar nga Ministri? Ne mund të japim opinione, por kjo është loja si e mendoj unë, si e mendoni ju’’.

integrim Kodi i ri Penal kryeprokuror moment problem
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.