Pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, me vlerë deri 350 mijë euro iu sekuestruan nga agjentët e Policisë Financiale në Itali, guvernatorit të Rajonit të Saradenjës, Christian Solinas.
Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni janë vendosur në hetim dhe gjashtë persona të tjerë të cilët janë duke hetuar për korrupsion.
Sipas asaj që mediat italiane raportojnë mësohet se Prokuroria e Kajlarit ka nisur hetimet edhe për rektorin e Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, pasi thuhet se ky institucion i ka dhënë titullin “Doktor Nderi”, Guvernatorit të Sardenjës, Christian Solinas.
Nga hetimet italiane, rezulton sek jo doktoraturë i është dhënë Solinas në shkëmbin të ndërhyrjes që ky i fundit do të kishte tek Ministri i Jashtëm italian për dhënie fondesh komunitare e financime projektesh studimore për Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës.
Emërimi është bërë nga italiani, Roberto Raimondi, i cili ka qenë drejtor i Shkollës së Doktoraturës në Faklutetin e Mjekësisë, në Universitetin Publik të Tiranë
Pyetja që prokurorët italianë kanë ngritur është se: Si mund të marrë Christian Solinas titullin “Doktor Nderi” në Shqipëri, kur në Itali nuk ka një dipplomë mjekësie?
Kujtojmë se më herët, vetë Arben Gjata mohoi dhënien e titullit “Doktor Nderi”, Guvernatorit të Sardenjës, Christian Solinas.
“Nuk e di, nuk mund ta shpjegoj. Të gjithë titujt “Honoris Causa”, universiteti pasi i jep, i çon për t’u certifikuar në ministrinë e Arsimit. Pra, ne kemi listën e plotë të gjithë titujve doktor “Honoris Causa” që kemi dhënë, ashtu siç i ka dhe ministria e Arsimit dhe Solinas jo vetëm që nuk është, por s’është propozuar ndonjëherë për të marrë titullin “Honoris Causa”. S’ka bërë ndonjë gjë për universitetin që t’i jepnim këtë titull,” deklaroi në 2023 rektori Gjata.
Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe ditën e sotme. I kontaktuar nga “ News 24” pas publikimit të këtyre lajmeve në mediat italiane, Gjata ka thënë se nuk është nën hetim dhe se janë sajesa të mediave italiane.
“Universiteti që drejtoj nuk ka propozuar kurrë dhënien e titullit ‘Honoris Causa’ për Christian Solinas. Në ministrinë e Arsimit nuk kemi dërguar asnjëherë emrin e tij për t’i akorduar këtë titull. Guvernatori i Sardenjës nuk i ka dhënë asnjë kontribut universitetin tonë. Janë sajesa të medias italiane, s’e di nga i kanë marrë. Unë nuk jam pyetur asnjëherë nga autoritetet italiane për këtë çështje. Sa i përket Roberto Raimondit, ai ka qenë pedagog i jashtëm në universitetin tonë dhe koordinator i dhënies së Doktoraturave me Universitetin e Bolonjës”, tha Gjata.
Arben Gjata është prej muajsh nën hetim edhe për koncesionin e sterilizimit. Në vitin 2015 ai ka qenë komisionin e koncensionit e sterilizimit dhe shprehej se infeksionet spitalore, ishin arsyeja kryesore, se përse koncesioni ishte mënyra e vetme për të përmirësuar situatën në spitalet në vend dhe për të patur një shërbim me cilësor.
Por asnjë prej anëtarëve nuk shpjegoi dot, sesi kostot u rritën dhe se përse ata nuk kishin mundur të parashikonin këtë gjë./ilfattoquotidiano

