Prokuroria e Tiranës kërkon arrest me burg për 25 nga 34 të arrestuarit për protestën e dhunshëm më 8 janar në selinë e Partisë Demokratike. Për të tjerët prokuroria kërkon “arrest shtëpie”.
Mes të arrestuarve ka edhe shtetas nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, për të cilët kërkohet burg për akuzën e tubimit të paligjshëm. Në seancën e nesërme do të jetë gjyqtari Arben Micko që do të vendosë për masat ndaj 34 të arrestuarve.
