Prokuroria ka kërkuar pushimin e çështjes për hetimin për pistoletën e gjetur në shtëpinë e biznemsenit Eugert Lazaj që rezultoi se ishte përdorur në vrasjen në ish-Bllok në 2018-tën.
Sipas burimeve mediatike, nuk është vërtetuar dot se si arma përfundoi në banesën e biznesmenit të vetëvrarë, ndërkohë që pistoleta më parë i përkiste Redi Popeskut.
Gjithsesi Gjykata do të marrë vendimin nëse do e pranojë apo jo kërkesën e prokurorisë për këtë pistoletë e cila rezulton të jetë përdorur në një nga vrasjet më të bujshme të viteve të fundit, atë të ish-Bllokut me një të vrarë e dy të plagosur.
