Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për rrjedhjen e databazës së pagave të qytetarëve dhe institucioneve private dhe shtetërore, si dhe ka dërguar për gjykim katër persona.
Këto të dhëna janë shpërndarë fillimisht nëpërmjet aplikacionit “ËhatsApp” dhe më pas janë publikuar në media. Të dhënat u bënë lehtësisht të aksesueshme nga çdo shtetas.
Në përfundim të hetimeve Prokuroria ka dërguar çështjen për gjykim në ngarkim të të pandehurve:
1.Eni Qirjako,
E akuzuar për kryerjen e veprës penale të“Shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i K. Penal.
2.Andi Agaraj,
I akuzuar për veprën penale të“Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i K. Penal, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i K. Penal.
3.Klodian Sota,
I akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsionit aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion pasiv në sektorin privat” parashikuar nga nenet 164/b e 244 i K. Penal.
4.Endri Ikonomi,
I akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsionaktivnësektorinprivat” parashikuarnganeni 164/a iK.penal