Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Prokuroria mbyll hetimet për vrasjen e të riut në Elbasan pas sherrit për një vajzë

16:28 / November 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture3 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbyllen hetimet për ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë Florenc Kovaçi dhe u plagos i vëllai i tij, Mikel Kovaçi pas një sherri me 24-vjeçarin Ardit Hida.

Prokuroria ka dorëzuar kërkesën për gjykimin e procedimit penal për ngjarjen e muajit nëntor të një viti më parë.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan njofton se ditën e sotme ka depozituar në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr.1695, të filluar në datën 06.11.2021, kundër të pandehurit Ardit Hida, i akuzuar për kryerjen e vepres penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese parashikuar nga neni 79/dh i K.Penal në dëm të viktimave F.K dhe të miturit M.K. Ky procedim i referohet ngjarjes së datës 05.11.2021 ku në qytetin e Elbasanit i pandehuri Ardit Hida vrau me armë të ftohtë viktimën F.K, i cili ka gjetur vdekjen në vend dhe ka plagosur rëndë shtetasin e mitur M.K. I pandehuri është hetuar nën masën e sigurisë « Arrest në burg »” – thuhet ndër të tjera në njoftimin e Prokurorisë.

SI NDODHI NGJARJA

Sherri që përfundoi me vrasjen e Florenc Kovaçit ndodhi më 5 nëntor 2021 në Elbasan, ku shkak dyshohet të jetë bërë motra 14-vjeçare e autorit, Ardit Hida.

Ky i fundit kishte shkuar për të takuar vëllezërit Kovaçi, kjo pasi 14-vjeçarja kishte lidhje me një prej tyre, Mikel Kovaçin.

Sipas dëshmive të shumta të familjarëve dhe pretendimeve të ngritura, 14-vjeçarja konsumonte lëndë narkotike, të cilën ia siguronte Mikel Kvaçi. Ende sot nuk ka një konfirmim zyrtar mbi të gjitha këto pretendime.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vodhi kasafortën 400-kilogramëshe me bizhuteri, “skifteri” shqiptar: Isha i droguar

21:19 / October 27, 2026

Detaje nga plagosja në Shkodër/ Këngëtari u qëllua teksa po pinte kafe, u dërgua me urgjencë në spital

12:25 / October 27, 2026

Zjarr në një banesë në Malësi të Madhe, asfiksohet 57-vjeçari nga tymi

15:01 / October 25, 2026

U dëmtua në sy gjatë protestës, shefja e Shërbimit të Okulistikës në QSUT: I riu do transportohet në Itali për një operacion të dytë, situata duket disi më e stabilizuar 

12:41 / October 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.