Pezullohet nga detyra shefi i komisariatit të Lezhës, Nik Nikolli.
Pezullimi i Nikollit vjen vetëm pas 4 muajsh në këtë detyrë. Ai u emërua në krye të komisariatit të Lezhës në 10 shkurt të këtij viti, duke zëvendësuar Agron Kurtin.
Dyshohet se pezullimi i Nikollit ka lidhje me një sasi të madhe kanabisi të gjetur disa ditë më parë në zonën e Kashnjetit, për të cilën prokuroria ka nisur hetimet.
