Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Prokuroria përjashton Policinë e Tiranës nga hetimet për vrasjen e 25-vjeçarit, Shqiponjat e ndoqën Klodian Rashën nga Don Bosko deri në Laprakë

11:48 / December 8, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
a654d3e2e05a05efa1fa8844a246aa04 L
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokurori Klodian Braho që po kryen hetimet për vrasjen e të riut Klodian Rasha në Laprakë, pas mesnatës, ka përjashtuar nga procesi i hetimit Policinë e Shtetit. Efektivi që e qëlloi Rashën në rrugën “Dritan Hoxha” dy javë më parë ishte transferuar te Forcat Shqiponja.

Sipas Policisë, patrulla e Shqiponajve ka qenë duke monitoruar zonën te rruga “Dritan Hoxha” kur ka konstatuar të riun që bënte lëvizje të dyshimta në orën 01.45, dhe i ka kërkuar të ndalojë. I riu nuk i është bindur urdhrit dhe ka vrapuar. Të gjendur në këto kushte, efektivët e Shqiponjave e kanë ndjekur Klodian Rashën nga zona e Don Boskos deri në rrugën “Dritan Hoxha”, pranë shtëpisë së tij.

Kur ka ndaluar në një rrugicë të pandriçuar, efektivët i kanë kërkuar Rashës arsyen e lëvizjes në atë orar pasi sipas orës policore për shkak të Covid-19, është e ndaluar lëvizja. Ai u është kundërpërgjigjur duke u thënë të mos afroheshin se do i qëllonte. Efektivët kanë parë se ai kishte në dorë një send të fortë, i dyshuar armë zjarri, por nuk kanë mundur ta shquajnë atë pasi rrugica nuk kishte drita.

Në kushtet e vetëmbrojtjes, efektivi i Shqiponjave me inicialet N.H ka shtënë me armë në drejtim të të riut. Ka të dhëna kontradiktore se Klodian Rasha është qëlluar dy herë, në kokë dhe në shpatull, ndërsa burime bëjnë me dije se 25 vjeçari ka marrë vetëm një plumb, në pjesën e pasme të trupit, pranë brinjëve.

I plagosur, i riu është dërguar në Spitalin e Traumës por nuk ka mundur të jetojë pasi plumbi i ka prekur një prej arterieve kryesore. Disa orë pas ngjarjes, Policia ka lëshuar një njoftim të dytë sqarues që tregonte se në vendin e ngjarjes ishte gjetur një armë zjarri që dyshohet se i përkiste Klodian Rashës.

Prokuroria dhe SHÇBA që po kryejnë hetimet për zbardhjen e vrasjes së të riut, pritet të marrin në pyetje si efektivin që qëlloi por dhe efektivin e dytë që ishte prezent. Gjithashtu, arma e zjarrit e policit N.H dhe ajo që është gjetur pranë trupit të Klodian Rashës do t’i nënshtrohen ekspertizës balistike.

Arma e efektivit të Shqiponjave do të analizohet për të parë sa qitje janë kryer prej saj, një qitje që përkon me plumbin që ka marr në trup 25 vjeçari, apo dy qitje, që mund të vërtetojnë verisonin e dytë se Klodian Rasha është qëlluar një herë në kokë dhe një herë në shpatull.

Kamerat e sigurisë të disa beizneseve në zonë kanë kapur disa momente kur i riu ndiqte nga Policia, pamje të cilat pritet të hedhin dritë mbi ngjarjen.

Rasha

Klodian Braho Klodian Rasha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi shqyrton raportet e SPAK, KLSH dhe Avokatit të Popullit, PD vendos para seancës për pjesëmarrjen

08:23 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.