Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Prokuroria Pukë plas “bombën” dhe zbardh hetimet shokuese: Eshtrat e gjetura në makinën e djegur nga italiani janë mbetje kockore njerëzore

15:49 / February 10, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
davide
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Pukës ka arritur në përfundimin se eshtrat e gjetura në makinën e djegur në Gjegjan të Pukës nga Davide Pecorelli janë mbetje kockore njerëzore.

Konkluzioni është paraqitur në akt ekspertimin mjeko-ligjor Nr. 19, të nisur më datë 26.01.2021.

Në të thuhet se mbetjet kockore u gjetën në afërsi të sediljes së shoferit dhe konkretisht tek vendi i mbështetjes së këmbëve, në dyshemenë e automjetit.

Eshtrat e përdorura për të inskenuar vrasjen i përkisnin një personi që ka humbur jetën midis moshës 40 dhe 50 vjeçare, por për shkak të dëmtimit nuk mund të përcaktohet gjatësia e shtatit dhe gjinia, enigmë mbeten dhe shkaqet nga se e ka humbur jetën.

Gjithçka duket se është bërë që shtetasi Italian të drejtonte hetimet e policisë shqiptare drejt një piste vrasje. Kjo pasi ai ka qenë në dijeni se në qese kishte mbetje kockore dhe se i kishte vendosur në mjetin që kishte marrë me qira.

Pasi i vuri flakën ai u zhduk pa gjurmë duke u kapur pas rreth dy vitesh në Itali. Të dhënat ai i ka dëshmuar edhe në prokurorinë e vendit të tij.

Davide Pecorelli: “Me datë 6 janar rreth orës 10 pasi u largova nga hoteli në Pukë dhe mora me vete edhe mostrat e bojës së flokëve që tua propozoja bizneseve dhe duke lënë të gjitha sendet e tjera në dhomën e hotelit Shkova në zonën e Repsit në një rrugë tatëpjetë dhe rreth orës 17:00 vendosëm makinën Skoda buzë luginës dhe mora dy shishe benzinë dhe ia derdha makinës dhe më pas lashë edhe një qese të vogël, në zonën e sedilës së shoferit që ishin kocka njerëzish.  Gjithashtu hoqa edhe orën “Jaguar” nga dora dhe e vendosa ne sedilen e shoferit dhe vendosa edhe telefonin tim “Iphone” në sedilen e pasagjerit dhe më pas i vura zjarrin makinës Fabia-Skoda dhe më pas u përpoqëm që ta shtynim makinën në shkëmbë që të simulonim një aksident rrugor”.

Prokuroria thotë së Italiani Davidë Pecorelli me veprimet e tij për të stimuluar vdekjen në zonën e Pukës ka konsumuar 5 vepra penale.

E para ka të bëjë me Mashtrimin, dhunimin e varreve, shkatërrimi i pronës me zjarr, veprime që pengojën zbulimin e të vërtetës si dhe kalimi pa ligjshëm i kufirit.

Për këto vepra penale prokuroria në bashkim dënimesh kërkon 12 vitë burg.

bombe Davide Pecorelli prokuroria puke
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.