Pas publikimit të databazës me të dhënat personale dhe pagesat e qindra mijëra qytetarëve, Prokuroria ka vendosur sekuestrimin e serverave të disa institucioneve, nga ku dyshohet se kanë dalë këto informacione.
Nën sekuestro janë vendosur serverët e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit, Drejtorisë së Tatimeve, dhe të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
Organi i akuzës ka ndërmarrë këtë masë me qëllim që të mos ndërhyet në këto serverë dhe as të bëhen ndryshime.
