Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Prokuroria vë në lëvizje KQZ-në për Agron Kapllanajn

19:06 / January 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
agron kapllanaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një vjedhje e kryer afro 20 vjet më parë në Itali, po e përndjek ish-kryebashkiakun demokrat Agron Kapllanaj. Ai është dënuar në vitin 2004 nga një gjykatë në Firence me 2 vjet burg dhe 300 euro gjobë për këtë vepër penale, ndaj letrat e tij nuk dalin të pastra kur i nënshtrohet ligjit të dekriminalizimit.

Është Prokuroria e Përgjithshme ajo që i është rikthyer sërish kësaj historie, duke i dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një skaner të aktivitetit penal të ish-kryebashkiakut. Sektori i Dekriminalizimit ka bërë një verifikim të thelluar dhe komunikim me shtetin italian për këtë çështje, ku rezulton se Agron Kapllanajt dënimi i është pezulluar me kusht.

Kjo është hera e dytë që Prokuroria vë në lëvizje KQZ-në për këtë episod. Hera e parë ishte në vitin 2017. Në atë kohë prokuroria i tha KQZ-së se Agron Kapllanaj, me detyrë kryetar i Bashkisë Mallakastër, duhej të prekej nga Ligji i Dekriminalizimit dhe të humbiste mandatin.

Por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e shpëtoi Kapllanin duke thënë se dënimi i tij ishte penalizues, por nuk mund të aplikohej ndaj kryebashkiakut pasi kishin kaluar 10 vjet nga kryerja e veprës dhe ajo ishte rehabilituar. E njëjta logjikë ligjore pritet ta shpëtojë sërish Kapllajnajn. Mbledhja e Ilirjan Celibashit për këtë çështje e parashikuar për këtë të mërkurë, u shty.

Agron Kapllanaj denimi Itali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.