Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Promovohet libri “15 parimet e suksesit sipas Behgjet Pacollit”

21:49 / October 24, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pacolli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I jashtëzakonshëm është vlerësuar kontributi i zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, Behgjet Pacolli me rastin e promovimit të librit të tij “15 parimet e suksesit sipas Behgjet Pacollit”, një përmbledhje e një periudhe të jetës së autorit, ku përmes eksperiencave të veta synon motivimin e të tjerëve në rrugën drejt suksesit.

Përmes shembujve të ndryshëm Pacolli shpalosi edhe përmbajtjen e këtij libri, me ç’rast tha se ky është një libër që duhet të lexohet disa herë, deri sa lexuesi të jetojë në realitetin e tij. Mes rreshtash Pacolli, foli edhe për ballafaqimet që ka hasur gjatë rrugëtimit të tij, teksa theksoi se nuk ka dështim jetë.

Pacolli: Çdo herë që e lexoni këtë libër do të zbuloni diçka të re

“Unë do të doja të kaloja me ju edhe shumë-shumë kohë, sepse kam edhe shumë shembuj për të mirë për t’iu dhënë. Por të koncentrohemi tek libri. Janë 15 parimet e suksesit. Mos mendoni se ju e lexuat atë libër dhe arritët sukses menjëherë. Jo, nuk garanton ky libër, sepse do të ishte një bestseller. Por atë lexojeni shumë herë. Çdo herë që e lexoni do të zbuloni diçka, por jo në libër. Do të zbuloni nga veprimet tuaja, sepse ju do të filloni të jetoni me atë realitet. Ju filloni të përgatiteni fizikisht, shpirtërisht dhe emocionalisht për sfidat tuaja… Merreni këtë libër, lexojeni”, u shpreh Pacolli.

Pacolli foli edhe për sfidat që njeriu has përgjatë rrugës, e për këtë rrëfeu se si vet ka hasur në shumë zhurmë me rastin e paraqitjes së tij për herë të parë publike si politikan në Kosovë. E për këtë, ai tha se përkundër zhurmës, askush nuk mundi ta ndalojë, pasi që me punë ka dëshmuar se gjithë ato reagime kanë qenë asgjë më shumë sesa të pavërteta.

Pacolli: Me ardhjen time në skenën politike të Kosovës u bë shumë zhurmë, por nuk ndalova

“Më tepër bënë zhurmë një lis që rrëzohet sesa një kodër që ndërtohet. Kjo është gjithë ajo zhurmë që u bë me ardhjen time në skenën politike të Kosovës. Ardhja ime në skenën politike në Kosovë nuk kishte për qëllim përfitime politike. Ajo u pa me vite. Ashtu siç ishin të gjithë të zhurmshëm të gjithë në vitin 2006-2007. Ishin të zhurmshëm edhe në titujt e gazetave se ka ardhë një agjent nga Rusia, një serbofil dhe donë të marrë nga Kosova atë … siç u pa edhe kjo nuk u vërtetua. Ishte sikur ajo zhurma e lisit që u rrëzua”, tha ai.

Drejtori i kolegjit AAB, Lulzim Tafa, lartësoi veprën e Behgjet Pacollit, duke thënë se vet Pacolli është sinonimi i çdo suksesi.  Ndërsa për librin tha se është çelësi i të menduarit për realizim synimesh.

E rruga drejt suksesit, sipas Tafës nuk është e lehtë, porse është vet Pacolli që dëshmon se për ata që punojnë nuk ka dështime në jetë.

Tafa: Behgjet Pacolli, sinonim i suksesit

“Disa njerëz ëndërrojnë për suksesin, ndërsa tjerët zgjohen e punojnë. I tillë mendoj se është Pacolli. Natyrisht se Pacolli nuk e kishte rrugën e lehtë, e ka thënë edhe vet ai, por shumë kohë më parë e ka thënë edhe Dante Aligieri, i cili thoshte se nuk ka rrugë të lavdishme të shtruara me lule. Rrugët e suksesit janë gjithmonë të vështira. Për punën e tij, Pacolli ka marrë shumë mirënjohje, lëvdata dhe kritika të padrejta nga armata dembelësh. Meqë jemi te suksesi, sinonim i të cilit është vet Pacolli, më lejoni të citoj David .., i cili thotë: ‘njeri i suksesshëm është ai njeri që ngre një ndërtesë me tulla që hidhen në drejtim të tij’”, u shpreh Tafa.

15 parimet Behxhet Pacolli libri suksesi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Dëgjesa me fermerët/ Balluku dhe Salla në Fier: Lidhja me fermerët e qarkut është më shumë se bashkëpunim

10:50 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.