Prona vijon që të jetë mollë sherri në familjet shqiptare, edhe në ditët e sotme. 59-vjeçari dhe djali i tij kanë rënë në pranga pasi kanë kanosur për motive pronësie vëllanë e vet. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, 3 granata, 3 ndezës granatash, krehra dhe municion luftarak të llojeve të ndryshme.
Njoftimi i plotë
Efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit për një konflikt për motive pronësie, mes dy vëllezërve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gate”, për parandalimin e përshkallëzimt të konfliktit.
Gjatë këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve G. J., 59 vjeç dhe G. J., 27 vjeç (babë e bir), të dy banues në Tiranë.
Këta dy shtetas janë konfliktuar dhe kanë kanosur për motive pronësie, shtetasin F. J. (vëllai i 59-vjeçarit). Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, 3 granata, 3 ndezës granatash, krehra dhe municion luftarak të llojeve të ndryshme.
