Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Pronarët anonimë, shtyhet afati i regjistrimit – Kanë kohë deri në qershor, do deklarojnë vendbanimin

18:43 / March 30, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
toka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria e ka zgjidhur përmes një akti normative shqetësimin e ngritur nga 11 shoqata biznesi të cilat kërkuan shtyrjen me dy muaj të dorëzimit të dokumentacionit për pronarët përfitues, i cili ka hyrë tashmë në fuqi pas publikimit në Fletoren Zyrtare. Përmes aktit, Qeveria shtyn deri në fund të qershorit afatin e dorëzimit të dokumenteve, por krijon edhe lehtësi për subjektet që e kanë këtë detyrim, duke zëvendësuar adresën e rezidencës së përhershme me adresën e vendbanimit aktual.

Kanë qenë 11 shoqata e dhoma biznesi që veprojnë në Shqipëri që i kanë kërkuar javët e fundit Qeverisë të shtyjnë hyrjen në fuqi të Ligjit për Pronarët Përfitues, I cili detyron kompanitë regjistrojnë brenda 31 marsit aksionerët apo përfituesit fundorë. Përmes një letre dërguar Ministrisë së Financave, në dijeni të Kryeministrit, shoqatat kërkuan që afati të shtyhet deri më 31 qershor, për shkak të vështirësive që paraqet vetë platform e ngjitur nga QKB, e cila duket se nuk është ende plotësisht funksionale, duke renditur edhe 4 motivet kryesore për të cilat afati aktual është vështirësish i arritshëm.

Ligji “Për pronarin përfitues” miratuar më datë 29.7.2020 parashikon jo më vonë se data 31.1.2021, krijimin e regjistrit të pronarëve përfitues, ku do të regjistrohen të dhënat e pronarëve përfitues të subjekteve që kanë detyrimin e raportimit të tyre, thekson në njoftim Qendra Kombëtare e Biznesit.

Këto të dhëna, duhet të regjistrohen jo më vonë se 60 ditë kalendarike nga data e krijimit të regjistrit (që sipas ligjit duhet të krijohet brenda datës 31.1.2021).

Ndërsa ka hyrë në fuqi që në verën e këtij viti Ligji për zbardhjen e pronarëve apo aksionerëve të vërtetë të bizneseve, Këshilli I Ministrave ka miratuar dhjetorin që sapo lamë pas procedurat përmes të cilave ata do të regjistrohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit si dhe në regjistrin e posaçëm që do krijohet për këtë qëllim.

Në rastin e regjistrimit fillestar të pronarëve përfitues, përfaqësuesi ligjor i tyre duhet të paraqesë dokumentacionin që vërteton numrin unik të identifikimit dhe emrin e subjektit raportues, si dhe datën e regjistrimit të subjektit në regjistrin përkatës; dokumentacionin që vërteton të dhënat e identifikimit të pronarit përfitues;

Pronësia direkte, është pronësia e mbajtur nga një individ prej 25% ose më tepër të aksioneve/kuotave të kapitalit ose të interesave të pronësisë në një subjekt raportues. Pronësia indirekte, është pronësia ose kontrolli i ushtruar nga i njëjti individ në një ose më shumë persona juridikë, të cilët veçmas ose së bashku zotërojnë 25% ose më tepër të aksioneve/kuotave të kapitalit ose të interesave të pronësisë në subjektin tuaj.

Ndërsa Ligji i ri përcakton qartë subjektet dhe personat që kanë detyrimin ligjor për të raportuar pronarët apo zotëruesit fundorë të aksioneve, parashikon dhe gjoba të kripura për ata që nuk respektojnë afatet e dërgimit të të dhënave. Mos-regjistrimi fillestar i të dhënave për pronarin përfitues të tij brenda afatit të përcaktuar në shkronjën “a” të pikës 3 të nenit 5 të këtij ligji dënohet me gjobë në vlerën 500 000 lekë, apo afërisht 5 mijë dollarë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

1.5 trilionë lekë kursime në banka, preferohen depozitat mbi 2 vite

18:41 / September 7, 2026

Rregulla të reja për tarifat e këmbimit valutor, BSH rrit transparencën edhe për transfertat online

18:42 / September 5, 2026

Shqipëria pezullon importin e mishit nga Brazili, masa hyn në fuqi më 3 shtator

13:06 / September 5, 2026

Fermerët dhe kompensimi 10%, Tatimet sqarojnë procedurën: Kush përfiton, afatet dhe kur kalojnë paratë në bankë

12:30 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.