Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Pronarët e automjeteve Tesla në grevë urie, protestojnë për defektet e makinave!

22:53 / September 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tesla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një grup i nevrikosur pronarësh të makinave moderne elektrike Tesla në Norvegji ishin mbledhur dje duke nisur atë që quanin grevë urie 24 orëshe, me shpresën e miliarderi Elon Musk do të reagonte për listën e tyre të problemeve.

Drejtuesit e makinave luksoze Tesla thanë se nisën veprimin e tyre ekstrem pas zbulimit të problemet me makinat e tyre, për të cilat vetë kompania Tesla refuzonte të mbante përgjegjësi.

Lista e tyre e gjatë e ankesave përfshinte kujdesin e keq ndaj klientit si dhe ndryshkje e fluska në materialin e sediljeve.

Kur lajmi i grevës së urisë nisi të shpërndahej në rrjetet sociale Musk përmendi me ironi grevën, duke thënë: “Ma ka këshilluar dikush dhe sa herë mbaj dietë për njëfarë periudhe, ndjehem më mirë”.

Por zëdhënësi i protestës Erlend Morch, 27 vjeç nga Oslo, shpjegonte: “Ne shpresojmë që të marrim vëmendjen e Elon që ai të nisë të paguajë klientët e makinave në Norvegji. Klientët që e pëlqejnë këtë makinë dhe duan të mbeten klientë të Tesla, duhet të përballojnë riparime të vazhdueshme dhe mungesë mbështetjeje nga qendrat e kujdesit ndaj klientit”.

Një faqe interneti e grevës së klientëve të Tesla listonte 29 probleme që pronarët kanë hasur me makinën.

Në të shtohet: “Norvegjia ka më shumë makina Tesla për kokë se në çdo vend tjetër të botës, por shumë klientë nuk janë të kënaqur”. “Ne besojmë se nëse Elon Musk vihet në dijeni të problemeve tona, ai do të zgjidhë situatën”.

Më shumë se gjysma e shitjeve të makinave të reja në Norvegji në 2021 ishin makina elektrike.

defekte greve urie Tesla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.