Pas protestave, kryepolici Gledis Nano priti në një takim pronarët e mjeteve të ujit, pas vendimit të bllokimit derisa të kryhen kontrollet. Pas takimit një prej përfaqësuesve, Skerdilajd Xhametaj tha se u kanë premtuar se kjo situatë do zgjidhet brenda dy-tre ditëve.
“Thjesht bëhet një kontroll i vendbazimeve sesi janë të ndërtuara. Kjo na u tha, kjo u bisedua. Shumë shpejt, se na thanë që agjencitë rajonale janë mbledhur për të bërë një zgjidhje të situatës. Pas incidentit me vajzën e vogël në Himarë po ngrihet edhe një rikontroll i dytë për të parë kush është i saktë. Brenda dy tre ditëve besoj se do ketë një zgjidhje. Nga policia kufitare ka bashkëpunim maksimal, kjo na u tha nga drejtori i përgjithshëm”, tha Skerdilajd Xhametaj.
Skafistët nga e gjithë vija bregdetare në vend mbajtën një protestë para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pas vendimit për bllokimin e mjeteve ujore pas ngjarjes së rëndë të Himarës.