Një tentativë për të marrë sendet me vlerë në një argjendari në Shkodër, ka shkuar keq për dy grabitës në Shkodër. Ata kanë hasur në rezistencën e pronarit të argjendarisë i cili është përleshur me dy grabitësit.
Pikërisht guximi i pronarit ka bërë që dy autorët të arrestohen, falë ndërhyrjes së shpejtë edhe të policisë.
Argjendari ndodhet në qendër të Shkodrës në afërsi të Sahatit. Zona është ndër më të populluarat dhe e patrulluar nga policia, por kjo nuk i ka penguar grabitësit të bëjnë tentativën e tyre të dështuar për të grabitur argjendarinë.
