Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Pronari i kompanisë: “Nuk dija gjë për drogën. Zoti më shpëtoftë, unë mund të arrestohesha”

22:45 / October 1, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Dauti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pronari i kompanisë “Alba Exotic Fruit”, që ka bërë porosinë e bananave ku u kap 137 kg kokainë në Portin e Durrësit, mohon që të ketë lidhje me këtë trafik droge. Eduart Dauti, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, tha se kompania e tij merret me importin e bananave prej 9 vitesh. Në vit, thotë Dauti, sjell në Shqipëri të paktën 450 kontenierë, që mund të shkojnë edhe deri në 800.

Eduart Dauti: Unë jam njoftuar fillimisht për herë të parë vetëm nga portalet, nga balta që kam dëgjuar të premten në darkë dhe deri sot. Unë bie banane javë për javë dhe nuk jam i vetmi.

Blendi Fevziu: Banane banane apo banane si këto me oriz?

Eduart Dauti: Ato janë banane dhe unë jam një subjekt që funksionoj prej 9 vitesh.

Blendi Fevziu: Prej 9 vitesh sjell banane? Nga?

Eduart Dauti: Banane dhe limona.

Blendi Fevziu: Limona nga Amerika Latine?

Eduart Dauti: Pjesën e verës po. Është Argjentina dhe Uruguai.

Blendi Fevziu: Po bananet i sjell nga?

Eduart Dauti: Nga Ekuadori, Kosta Rika, Honduras, Meksika. Janë disa shtete që importojmë.

Blendi Fevziu: Dhe nuk kishit asnjë dijeni që brenda kësaj ngarkese kishte drogë?

Eduart Dauti: Absolutisht. Unë dhe stafi i kompanisë time e mësuam të premten në darkë këtë.

Blendi Fevziu: Sa konteinerë sillni ju?

Eduart Dauti: Minimalisht në vit mund të jeë 450 kontenierë. Po mund të jenë dhe 800. Konsumi i kompanisë time është 1 kontenier në ditë. Bëj dhe eksporte në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi.

Blendi Fevziu: I sjell vetëm këtu apo dhe i përpunon?

Eduart Dauti: Banania zakonisht vjen jeshile, kemi furrat e pjekjes. Ato që ne bëjmë eksport janë jeshile. Vijnë në port të Durrësit dhe automatikisht bëhen eksport.

Blendi Fevziu: Po kush e sjell bananen tuaj?

Eduart Dauti: Janë kompani ndërkombëtare. Janë 4 kompani në Shqipëri që operojnë me import-eksport të mallrave detarë.

Blendi Fevziu: Si shpjegohet që droga ngec gjithmonë në këto banane?

Eduart Dauti: Kjo është gangrena që ndodh tek ne dhe frikë e tmerrit që kemi sa herë tërheqim kontenierët nga Porti i Durrësit. Dhurata nuk ka. Janë dhe raste të tilla që Zoti më shpëtoftë, faleminderit DEA-s dhe autoriteteve shqiptare kush i zuri këta kriminelë. Se përndryshe nëse unë do kaloja në skaner, të gjendej drogë në të, unë automatikisht do isha i arrestuar.

Blendi Fevziu: Je i sigurt që s’të arrestojnë dhe nesër?

Eduart Dauti: S’kanë arsye përse se unë nuk e besoj këtë gjë.

Banane eduart dauri kokaine opinion
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.