Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Pronari i Mondial-it zbulon trukun si kamarierët vjedhin bizneset, publikon rastin konkret të zhvatjes

16:44 / January 25, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pronari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zak Topuzi, pronari i Hotel Mondial, njëherazi kreu i Shoqatës së Hoteleri – Turizmit, denoncon në rrjetet sociale një fenomen që sipas tij përsëritet gjithmonë, “vjedhjen” që kamarierët iu bëjnë pronarëve. Topuzi ka ndarë edhe një shembull, që ai e quan një metodë të trashë, ku një kamarier ka çuar një porosi në një tavolinë, me dy kuponë, njëri prej të cilëve është i një tavoline të mëparshme. Me një lëvizje, kamarieri bashkë me banakierin morën 80 lek të reja.

REAGIMI I PLOTË:

Shoh një fenomen qe përsëritet vazhdimisht. Kamarjere , qe me metoda te thjeshta “zhvatin” pronarin ku ata punojnë. Duke njohur profesionin, kuptoj çdo forme qe përdoret. Mënyra me e trashe, dje: Porosit një kafe dhe ujë . Kamarjeri te sjell porosinë ne dy kuponë, kafen ora 13:03 dhe ujin ora 11:58. Kuptohet qe fatura e dyte është e një tavoline qe ka konsumuar ujin një ore me pare. Kamarjeri, ne bashkëpunim me banakjerin, përvetësuan për pak minuta 80 lek. Ndërkohe, pronari i Bar-it, konsumonte kafe me disa miq ne një tavoline, i qete se kish çdo gjë nen kontroll.

Mendoj se ka disa arsye qe një fenomen i tille është mbizotërues ne bizneset e vogla .

1- Pagat qe ofron ky lloj tregu, janë te pamjaftueshme për te jetuar. Pronari, fton vete punonjësit ta “vjedhin”.

2- Vete ne , bëhemi mbartës te se keqes kur e kuptojmë mashtrimin dhe nuk e denoncojmë atë për ti hapur rruge një fryme te re: “Duke denoncuar një vjedhje, mbron veten dhe shoqërinë”.

3- Jemi popull “dembel”, për një biznes te vogël , psh dyqan apo bar-kafe (qe mund te mbahet vetëm me menaxhim familjar), punësojmë punonjës dhe vete mbikëqyrim apo sillemi vërdalle si pronare te mëdhenj.

4- Nuk preferojmë ti shtojmë vetes ngarkesën ne pune për një pagesë me te mire.

5- Mungesa e një tregu punësimi me rregulla loje ku libreza e punës te jete si matrikull qe nuk mund te griset apo te rihapet nga e para dhe “referenca për punësim” te kthehen ne detyrim punësimi.

Kudo lexon kërkesa për punësim ( bile dhe ne Qendra Tregtare apo Supermarket), ndërkohë ka te papune !!!!.  Duhet te ndërgjegjësohemi si shoqëri: “Efektivitetit ne pune për një pagesë me te mire”. Kjo nuk do ti largoje shqiptaret nga vendi.

pronari tirananews.al vjedhin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Dëgjesa me fermerët/ Balluku dhe Salla në Fier: Lidhja me fermerët e qarkut është më shumë se bashkëpunim

10:50 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.