Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pronari i “Shtëpisë së Verdhë”/ “Dick Marty erdhi i maskuar në Gurrë. Deshën të zhvarrosin eshtrat e banorëve fshatit e t’i bënin serb. Ne nuk gjetëm kurrë drejtësi”

18:54 / December 28, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mersim Katuci1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mersin Katuçi, pronari i “Shtëpisë së verdhë”, ka reaguar pas vdekjes së Dick Martit dhe deklaroi se kjo familje nuk gjeti kurrë drejtësi për akuzat e padrejta që iu bënë. Ai rikujtoi kontrollin  në shkurtit të 2004, kohë kur hetuesit ndërkombëtarë ishin vënë në kërkim të njollave të gjakut apo shiringave.

Sipas Katuçit autoritetet dyshonin se shtëpia ishte përdorur si spital nga UÇK-ja për transplantin e organeve të serbëve.

“Më 4 shkurt të vitit 2004, këtu, pranë banesës sime është ushtruar një kontroll i pazakontë, i padëgjuar në anët tona. Bashkë me hetuesit e huaj kanë ardhur në shëtpinë tonë dhe e kanë përmbysur atë nga mëngjesi deri në darkë edhe ish prokurori i rrethit Mat Arben Dyla si dhe shumë efektivë të policisë lokale”-kujton Katuçi.

Merism Katuçi thotë se pas kontrollit të dimrit 2004 pranë shtëpisë së tij ka mbërritur Dick Marty me eskortë dhe ka dashur ta “vizitojë” “shtëpinë e verdhë”. Por pjestarët e familjes dhe të afërm të tyre i kanë sulmuar mjetet me gurë, drunj, cfurçe, e sende të tjera. “Shoqëruesit ia mbulonin fytyrën Martit me gazetë”, shprehet Katuçi. Pas ngjarjes së rëndë policia ka shoqëruar për disa orë pjestarët e familjes.

Po Dick Marti ka qenë ndonjëherë pranë shtëpisë tuaj?

Po. Ka ardhur në Tiranë dhe ka kërkuar nga shteti shqiptar një vendim për të ardhur këtu në Gurrë. Drejtuesit e shtetit nuk i dhanë “leje” të vizitonte shtëpinë tonë. Ai erdhi i maskuar, i fshehur në një makinë. E shoqëronte zyrtari i Kuvendit të Shqipërisë V.N., përtkthyes, etj. Ishin tri makina. Na thanë këtu do të bëhet një kontroll  si ai i vitit 2004. Unë, babai im, gruaja dhe pjestarë të tjerë të familjes nuk pranuam. Jemi përballur me policinë dhe me shoqëruesit e Dick Martit, ai ka qenë i maskuar në makinë. Gjatë rrugës për te shtëpia jonë ka varreza. Shoqëruesit e Martit kanë dashur të zhvarrosin eshtrat e fshatit. Ata dëshironin të bënin ADN me eshtra shqiptarësh për t’i cilësuar si serbe. Kjo ishte shumë e padrejtë. Në vitin  1999 këtu nuk ka shkel këmbë kosovari, ata kanë qëndruar në zonën e Burrelit.

E kujtoni kontrollin e parë të shtëpisë?

Këtu është ushtruar një kontroll, në këtë banesë, brenda dhe jashtë. Kanë nxjerrë nga shtëpia fëmijët, babanë tim të moshuar, madje dhe një fëmijë tre muajsh. Këtu kërkonin njolla gjaku, shiringa, pretendonin që kjo shtëpi ka qenë dikur spital, por kjo nuk ka ndodhur kurrë. Ato në mënyrë barbare, bashkë me prokurorin e rrethit, kanë dashur të çanin dyshemenë dhe muret e dhomës. Kanë hedh lëndë helmuese, i kam denoncuar këto në libra e gazeta. Na kanë lënë pa ushqim për 24 orë.

Çfarë keni kërkuar nga autoritetet shqiptare?

Kam kërkuar që nga ish-kryeministrat, ish kryetarët e Kuvendit, drejtuesit e Prokurorisë së Përgjithshme që të zbardhet e drejta e familjes time. Dua një dëmshpërblim moral. Dua që shteti shqiptar të ngre një akt-padi në Gjykatën e Hagës, për padrejtësinë që më është bërë mua dhe shtetit shqiptar. Edhe pas ikjes së Dick Marty kërkoj të zbardhet e vërteta, sepse jemi ndjerë shumë të fyer.

7045 main img2

dick marty gurre mersim katuci
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.