Një sasi lënde plasëse është vendosur në dyqanin në pronësi të Arjan Aliços në qytetin e Lushnjes.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03.25 në lagjen “Skënder Libohova” e sipas policisë nuk ka pasur lëndime në njerëz përveçse dëme materiale.
Aliço mësohet se është aktualisht në burg dhe është person me precedent penal.
NJOFTIMI PARAPRAK
Lushnjë
Informacion paraprak
Sot rreth orës 03:25, në lagjen “Skënder Libohova” Lushnjë, në derën e jashtme të një ambienti që ka shërbyer më parë si dyqan, në pronësi të shtetasit A. A., ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse.
Për pasojë është dëmtuar vetëm dera (qepeni) i këtij ambienti.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimim dhe kapjen e autorëve.
