Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Propozimi i Alibeajt: Administratës t’i ndalohen komentet dhe klikimet në lajmet politike

22:07 / January 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alibeaj 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit demokrati Enkelejd Alibeaj kërkon të ndalojë peshkimin e elektoratit ne rrjetet sociale duke i dhënë fund pëlqimeve dhe komentet e punonjësve të administratës në postimet me karakter politik në platformat online.

Paralelisht me betejën elektorale në terren, politika po bëhet gati të përveshë mëngët edhe për një tjetër fushëbeteje, atë që zhvillohet pas ekranit të një kompjuteri.

Në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit demokrati Enkelejd Alibeaj kërkon të ndalojë peshkimin e elektoratit në rrjetet sociale duke i dhënë fund pëlqimeve dhe komentet e punonjësve të administratës në postimet me karakter politik në platformat online. Për këtë qëllim para se fushata elektorale të nisë zyrtarisht deputeti demokrat kërkon ndryshimin e ligjit për nëpunësin civil.

“Nëpunësit civil ose punonjësi që kryen një funksion jo politik në administratën publike i ndalohet të publikojë, të reagojë, shpërndajë apo komentojë postime me përmbajtje politike të bëra në rrjetet sociale. Gjithashtu i ndalohet të krijojë grupe komunikimi në platformat elektronike, me qëllim publikimin, reagimin, shpërndarjen apo komentimin e postimeve me përmbajtje politike,”- sipas projektligjit.

Drafti i protokolluar në Kuvend, krahas neneve ndaluese, ka parashikuar edhe ndëshkime me burg për punonjësit e shtetit te cilët pëlqejnë apo shpërndajnë në rrjetet sociale të komunikimit veprimtari të politikanëve apo subjekteve të caktuara politike.

“Nëpunësi civil ose punonjësi që kryen një funksion jo politik, në administratën publike që vepron në kundërshtim me pikat, 4,5 dhe 6 të këtij neni, mban përgjegjësi penale sipas nenit 328/a të Kodit Penal,”- sipas projektligjit.

Ky nen i Kodit Penal parashikon gjobë apo dënim deri në 6 muaj burg për punonjësit e administratës, të cilët detyrohen të bëjnë fushatë zgjedhore kundra vullnetit të tyre për një subjekt të caktuar politik, por ligjvënësi demokrat synon që i njëjti ndëshkim të zbatohet edhe për punonjësit e shtetit që i bëjnë “Like apo Share” aktiviteteve me përmbajtje politike.

administrata Enkelejd Alibeaj lajme politike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.