Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Propozimi i të shëruarit: Emrat e mjekëve të vihen nëpër rrugë, nëpër lagje si heronj për shpëtimin e njerëzimit

21:13 / December 18, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
diaspora shifra
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ndau sot rrëfimin e Festim Lleshit nga Fushë-Kruja i shëruar nga COVID-19, pas trajtimit në spitalin Infektiv.

Lleshi ka rrëfyer betejën e tij me COVID, që nga momenti kur mësoi se ishte prekur nga COVID deri te komunikimi me mjekët e spitalit.

Ai madje ka një propozim për kryeministrin Edi Rama, sipas së cilit emrat e tyre të vihen në rrugët e Tiranës, nëpër lagje si heronj për shpëtimin e njerëzimit.

“Unë si fillim kur e kuptova më hipi një temperaturë 37 gradë dhe mora ilaçet. Shkova tek mjekja. Pasi mbarova ato prapë temperatura mua nuk më zbriste. Atëherë më çuan në Spitalin Infektiv. Aty ishte doktoreshë Najada, një doktoreshë shumë, shumë e zonja e çeliktë. Asnjëherë s’mendoja se do t’ia hidhja, por më jepnin kurajo. Ato bënin edhe punë psikologjike. Përveç psikologëve që kishte spitali”, tregon Lleshi.

“Unë dhe shumë të tjerë kanë ardh në jetë prapë. S’e unë do isha i vdekur, bashkë me disa të tjerë. S’e unë kam parë aty, kam ndejtur dy muaj. Pra janë gjallë si puna ime, kanë qenë për në botën tjetër dhe kanë ndenjur në këtë botë në sajë të këtyre infermierëve dhe doktoreshë Najadës e profesor Kalos e shumë të tjerëve”, shton ai. Duke qenë edhe mbrapa roja e analizave, se nuk ishin në dukje, po bënin analiza edhe se në ç’gjendje je. Pra dhe ato të analizave, ndonëse nuk ishin në pah direkt me ne, por bënin një punë të përsosur. Pra ishte një repart nuk dilte në skenë, por ishte i mrekullueshëm”, thotë ai.

“Kam një respekt të veçantë, që edhe prindër t’i kisha më shumë respekt nuk do të kisha për personelin dhe doktorët e Spitalit Infektiv. Madje kryeministri ka thënë do bëjmë luftë me një armik të padukshëm por lufta me këto armiq të padukshëm ka dhe heronjtë e vetë. Këto heronj janë doktorët si Najada, profesor Kalo. Madje kam mendimin dhe i bëj thirrje kryeministrit që të bëjnë një grup edhe emrat e tyre të vihen nëpër rrugë, nëpër lagje si heronj për shpëtimin e njerëzimit”, përfundoi rrëfimin e tij Festim Lleshi, i cili fitoi betejën me COVID-19.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kapen 80 litra insekticide në Portin e Durrësit, ngarkesa nuk ishte e pajisur me dokumentacionin përkatës

18:20 / August 31, 2026

Veliaj i hoqi kompetencat, Anuela Ristani njofton largimin pas 11 vitesh nga Bashkia e Tiranës

17:39 / August 31, 2026

BE shtrëngon rregullat për ChatGPT, OpenAI, Roblox dhe Reddit përfshihen në regjimin më të rreptë të DSA-së

16:55 / August 31, 2026

SHBA rrit prodhimin e raketave, Pentagoni nënshkruan marrëveshje 7-vjeçare me kompanitë e mbrojtjes

16:18 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.