Kryeministri Edi Rama propozon shkrirjen e Universitetit Mjekësor të Tiranës me Universitetin e Tiranës. Në fjalën e tij gjatë takimin me rektorët, Rama u shpreh se Universiteti i Mjekësisë është krenaria akademike e Shqipërisë dhe një bashkim mes tyre do të ndihmonte në rritjen e rankimit të Universitet të Tiranës në rang botëror.
Po ashtu kreu i qeverisë, nënvizoi se ky është një propozim që e di që do të hap polemikë, por pohoi edhe se nga sot do të jetë shteti ai që do të ndërhyrë.
”Një shembull, shpresoj të mos kthehet në arsye për polemikë. UT mund të rritet me shpejtësi në rankimin e vet nëse ka brenda Mjekësinë. Këto janë dy Universitete të ndara dhe po prek Mjekësinë, që është krenaria e sistemit tonë akademik.
Nuk mundemi dot ne që një vend kaq i vogël dhe me një potencial kaq të madh, të jemi me pikëpamje kaq gjeneraliste. Edhe për shkak të eksperiencës. Ajo që ndodh është që ne po humbasim kohë dhe vite duke pritur një gjë që nuk do të vijë kurrë”.
