Moderatorja, dëshmi në prokurorinë e Tiranës për njohjen me Zogun dhe bisedën për blerjen e votës.
Në vijim të hetimeve të kryera nga prokuroria e Tiranës mbi shfrytëzimin si prostituta të disa vajzave nga Anjeza Bena dhe Hermes Nikaj ose “Zogu i Tiranës”, akuza ka mundur të zbërthejë telefonin e parukieres Bena, një “Iphone 7 plus, në të cilën janë gjetur fotografi dhe biseda domethënëse.
Mes fotove të vajzave që Anjeza Bena, mbante në telefon për t’ia treguar klientëve të saj, ishte fotoja e moderators Dajana Shabani ose “Deda”, efektivja e policisë D. Balliu, vajza D.Neli, B.Duka, Xh, Eleza, Hermes Nikaj, A.Fraholli, E.Çami, K.Leka, Ismail.Z, Ana Kaçurelsja etj.
Në bisedat që Anjeza Bena, ka zhvilluar në aplikacionin “Whats app”, prokuroria thotë se kuptohet qartë aktiviteti i saj në shfrytëzimin e vajzave për prostitucion. Mes morisë së bisedave Anjeza Bena, rezulton se bisedon me një numër të regjistruar në telefonin e saj me emrin “Majoiiimami”, ku dy bashkëbiseduesit flasin dhe komentojnë foto të Dajana Shabanit.
Gjatë bashkëbisedimeve mes Anjeza Bena dhe personit në fjalë përmendet dhe “Zogu”. Lidhur me këtë çështje në 3 shkurt 2020 në prokurorinë e e Tiranës, është thirrur dhe marrë në pyetje moderatoja e disa emisioneve Dajana Shabani ose siç thiret shkurt “Deda”.
Kjo e fundit është marrë në pyetje në lidhje me njohjen që ka me Hermes Nikaj dhe komunikimet që ka pasur me këtë person, konkretisht në datën 30 qershor 2019, kur zhvilloheshin zgjedhjet lokale për kryetarët e bashkive.
Në këto komunikime Dajana Shabani, i kërkon Hermes nikaj që të shkojë dhe të votojë dhe se i duhet shenja e tij e votimit në gisht. Dhe në lidhje me këtë komunikim Dajana Shabani, ka sqaruar para prokurorëve se ajo ka pasur dëshirë që Hermesi të merte pjesë në zgjedhje.
Sipas saj, duke ditur që Hermesi nuk e mban fjalën,i ka kërkuar që t’i niste me foto shenjën e gishtit që kishte votuar. Në lidhje me momentin, kur Dajana Shabani, i thotë Hermesit se do t’i jepte 20 mijë lekë që ai të votonte dhe pyetjes së prokurorëve se përse ajo duhet që ta nxiste Hermesin për të votuar duke i premtuar pagesë, Dajana Shabani, ka sqaruar se ajo ka pasur thjesht dëshirë personale që Hermesi të merrte pjesë në votime dhe asgjë më shumë.
Por sërisht prokurorët kanë këmbëngulur, duke ripyetur Dajanën, se çfarë ka dashur të thotë ajo në bisedë, ku i thotë Hermesit, që të merte grupin e gatshëm, dhe Dajana ka sqaruar se Hermes Nikaj e përshkruante shoqërinë e tij që rinte, që përbëhej nga një grup personash dhe nisur nga kjo ajo i ka kërkuar Hermesit, të marrë dhe këtë grup personash, duke e identifikuar si grupin e gatshëm dhe sipas saj, e gjitha ka qënë në formën e një batute.
Po në këtë bisedë Dajana, i ka kërkuar Hermesit të marrw ndonjë shoqe, nënën e tij dhe Hermesi i kërkon Dajanës, që të bëjë gati njëzetëshen dhe nga ana tjetër Dajani vijon t’i thotë se do ia bëjë gati dhe do ia dërgojë.
Në lidhje me këtë komunikim, Dajana Shabani është pyetur nëse ka dijeni që Hermes Nikaj dhe nëna e tij ka votuar ose jo, dhe Dajana ka sqaruar se nuk dinte nëse Hermesi kishte votuar apo rrethi i tij shoqëror. Sipas saj e gjithë biseda që ka bërë me Hermes Nikaj, ka qenë për shaka dhe jo për qëllime të caktuara.
Shabani ka treguar se nuk e ka takuar Hermes Nikaj pas ditës së votimit dhe nuk i ka bërë asnjë lloj pagese në lidhje me pjesëmarjen e tij në zgjedhje. Më poshtë biseda e plotë mes Dajana Shabanit dhe Hermes Nikaj e zhvilluar në 30 qershor 2019.
Dajana: Zogu votove ti motra?
Zogu: Jo Akoma.
Dajana: Shko të lutem se më duhet shenja jote, ta çoj me foto, të kam motra zemër.
Zogu: Po mi.
Dajana: Se është orari që e fiks hajt, të japi motra njëzet mijë lekësh, shko.
Zogu :O sa mirë, kur tani ja për gjysëm ore.
Dajana: Ik motra se në orën shtatë mbyllën qendrat e votimit.
Zogu: Bëje gati njëzet mijë lekshin.
Dajana: Ta bën motra, ta bën motra, por merr edhe ndonjë këto grupin e gatshëm, votojnë këto?
Zogu: Ku di unë, ç’i du këto po votoj për vete, ta çoj më aplikacion po hec..
Dajana: Mirë. Po mere merre i çik motra një shoqe. Thuaji, merr dikë mamin vetë i dytë.
Zogu: Po po, bëje gati njëzetëshen.
Dajana: Mirë ta bën motra, ma ço më ashtu se mos rrej Zogu, se del aty për atë Allah.
Zogu: Për çfarë?
Dajana: Del kur nuk e ke votu.
Zogu: Qyqja unë thashë ta çoj me kështu gishtin moj…
Dajana: Shko, shko se e bën dhe me stilolaps, por halli është ta bësh tamam. Për zotin të del emri që nuk ke votuar. Për zotin betohem për gocën. Shko mere dhe mamin e shko voto se afër e keni. Te kush shkollë e ke ti, tek “Qemal Stafa”?
Zogu: Dy hapa e kemi..
Dajana: E mirë hik. / Fjala.al
