Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Protesta, 4 pikat kyçe që do të bllokojë PD-ja

14:27 / October 7, 20242 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
1668267477 protesta3
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Sot do të mbahet protesta e thirrur nga PD, fill pasi deputeti i tyre Ervin Salianji shkoi në burg. Janë katër pika kyçe në kryeqytet që do të bllokohen nga mbështetësit e opozitës. Në planin e masave të Policisë së Shtetit përveç bllokimit të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, parashikohet kufizimi i lëvizjes së mjeteve te kryqëzimi i “21 Dhjetorit”, ish-Stacioni i Trenit dhe rethrrotullimi i Zogut të Zi.

Kasapi raportoi se Drejtori i Përgjithshëm i policisë, Ilir Proda ka hartuar një plan masash, që përfshin grupe të lëvizshme të përbërë nga efektivë të FNSH-së që do të ndjekin turmat gjatë zhvendosjes së tyre te Parlamenti dhe bashkia e kryeqytetit.

Berisha e ka cilësuar fillimi i mosbindjes civile pa kthim deri në atë që e quan krijimi i qeverisë teknike dhe shkuarja drejt zgjedhjeve me qeveri teknike dhe pa Ramën kryeministër. Mbi 1000 efektivë, mes tyre dhe speciale e forcat shqiponja priten të angazhohen për të garantuar rendin e sigurinë gjatë protestës së opozitës. Në varësi të zhvillimit të tubimit mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve dhe disa akse rrugore që lidhen me të.

Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim. Ndërsa apelon pjesëmarrësit të distancohen nga aktet e dhunës.

Institucioni i Avokatit të Popullit do të ndjekë nga afër protestën e opozitës me 5 grupe të shpërndara në terren. Në një njoftim për mediat, bën të ditur se një grup tjetër do të monitorojë raportimet online dhe live të mediave, me qëllim të vlerësimit të saktë të ecurisë së ngjarjeve në kohë reale, ndërsa 4 grupe monitorimi do të mbikëqyrin komisariatet e policisë pas protestës.

PD Protesta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Krahasimi i fortë nga Avokatja e Shtetit për të drejtat e njeriut, Ballanca: Edhe në Europë ka sfida e përpjekje

22:00 / June 18, 2025

Rama poston videon: Leqet e Hotit, kalimi malor spektakolar në veri të Shqipërisë

21:01 / June 18, 2025

Zyrtarja e BE, Brettel: Po ndjekim nga afër atë që po ndodh në Shqipëri

19:57 / June 18, 2025

Mbyllet dita e parë e rinumërimit për Tiranën, u verifikuan kutitë e 60 qendrave

19:19 / June 18, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.