Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në bashkëbisedimin e përjavshëm me gazetarët, tha se protesta e djeshme ia kalon në këto 30 vite çdo proteste tjetër, dhe se për të mbrëmë u pa një forcë njerëzore nukleare. “Nuk ishin aty thjesht për një protestë. Ishin të gjithë misionarë, njerëz, burra, gra, të rinj dhe të reja në përmbushje të një misioni. Në këtë aspekt, forca e një tubimi madhështor të tillë nuk është e jashtëzakonshme, por është nukleare. Njerëzore nukleare”.
Postime te ngjashme
Add A Comment
