Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Protesta, deputetja e LSI-së: Rama shok shumë i mirë, por u mbush kupa; Klosi: Luftë për pushtet për Lulin

22:07 / February 15, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Repoli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për ish-kreun e SHISH-it, Fatos Klosi tubimi është luftë për pushtet që Lulzim Basha të vijë në pushtet, por sipas tij, këta janë njerëz të provuar dhe se gjithcka artikulohet nga opozita është një gënjeshtër e madhe.

“Është luftë për pushtet. Protesta është absolutisht e drejtë, nevojë e njerëzve që e ndjejnë që të dalin. Duhet parë numri, të flasësh në emër të popullit në një studio më duket e tepërt. Sa të zotë do të jenë njerëz që të marrin njerëz që do të përplasen me policinë…. se nuk përplasen shefat e tyre.

Do të doja që protesta të jetë paqësore. E dimë të tërë se jemi keq, por kush është zgjidhja? Ata njerëz që duan të vijnë në pushtet i kemi provuar. Janë po ata njerëz, po ata udhëheqës. Këta njerëz, që janë regjimi, na sollën këtu. Është një gënjeshtër e madhe, sikur nesër do të vijë mrekullia. Revolucioni kërkon një situatë që të bëhet. Të gjithë e dinë se bëhet fjala që Lul Basha të vijë në pushtet. Erdhi nga e panjohura, u bë ministër, pastaj u fsheh nga gjyqi” tha Klosi.

Deputetja e LSI-së, Nora Malaj thotë se kupa është mbushur dhe protesta e ditës së nesërme është luftë për shpresë, pasi gjendja është mjaft e keqe në të gjitha aspektet dhe të rinjtë po largohen nga vendi. “Nesër do të ketë revoltë popullore, por revoltë nuk do të thotë të marrësh armët. Edi Ramën e kam shokun tim të fëmijërisë, i them se si kryeministër nuk vlen, si shok je shumë i mirë” tha ajo. Gazetari Aleksandër Çipa shprehet se “Të dyja palët po sabotojnë procesin zgjedhor. Jemi në momentin ku duhet të shpalosen me qindra projekte për pushtetin vendor. Ky parlament është maskaradë, turp i historisë së Shqipërisë” deklaroi ai.

klosi luli malaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.