Sali Berisha pasditen e sotme ka zhvilluar një takim me banorët e njësisë nr.5 në Tiranë. Ai i bëri thirrje të gjithëve që t’i bashkohen protestës së thirrur më 6 dhjetor.
Pavarësisht përgjigjes së policisë, e cila nuk i dha leje opozitës për të protestuar përballë kryeministrisë për shkak të perimetrit të sigurisë, Berisha tha se do të mblidhen në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
“Ne jemi në rrugë dhe shesh për të protestuar kundër Edi Ramës dhe regjimit të tij. Ne dalim më datën 6 për t’i thënë liderëve të Evropës se ky nuk përfaqëson popullin shqiptar dhe se ky është një armik i të gjitha vlerave themelore mbi të cilat janë ndërtuar shoqëritë e lira, armik i votës, kulturës dhe pasurive publike. Çdo demokrat dhe demokrate e ka për detyrë më shumë se asnjëherë tjetër të bëjë çdo përpjekje për tu gjetur në orën 12:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
