Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Protesta e 6 dhjetorit/ Gjylameti: Konsiderohet kundër samitit të liderëve të BE -së

07:55 / December 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjylameti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti tha se opozita nuk duhej të protestonte në 6 dhjetor në ditën kur liderët e BE-së vizitojnë Tiranën sepse një organizim i tillë, mund të konsiderohej si organizim kundër samitit, ashtu siç ndodh edhe në vende të tjera të botës.Në studion e emisionit ‘Real Story’ me Sokol Ballën në Report TV, Gjylameti tha se 6 dhjetori ishte një rast kur duhet të kishte tërheqje pas nga ana e palëve politike.
“Pse duhet të protestohet kur nuk e ke një arsye? Nëse në tërë botën organizohen të tilla evente kanë qëllime për të protestuar kundër këtij eventi. Në rastin konkret opozita nuk ka arsye për të protestuar kundër këtij eventi. Se thonë nuk janë kundër integrimit europian. Atëherë kundër kujt janë? Ky është një moment kur duhet të kishte një tërheqje pas. Në të tilla evente kaq të rëndësishme të protestosh për çfarë?”- u shpreh Gjylameti.
Ndërsa tha se asnjë prej liderve të BE-së nuk do pranonte negocime me ish kryeministrin Sali Berisha i cili është i shpallur non-grata, Gjylameti tha se në një moment të tillë opozita dhe qeveria duhet të uleshin në tryezë për të disktuar sa herë që bëhej fjalë për çështje kombëtare. Ajo shtoi se një protestë e opozitës në këtë moment do të ishte një gabim i madh strategjik nga ana e saj.
“Liderët perëndimorë kanë deklaruar se nuk negociojnë dhe nuk kontaktojnë me një non-grata për sa kohë nga sekretari i shtetit amerikan dhe nga çdo përfaqësi e huaj në Shqipëri, e kanë deklaruar se nuk ulen në tryezë me një non-grata. Të jesh në opozitë apo mazhorancë, nëse ka një moment që duhet të ulemi në tryezë për të diskutuar, do ishte kjo. Rama e ka thënë se përsa i përket çështjeve kombëtare është në gjendje të ulet me këdo nga opozita për të diskutuar. Në një moment të tillë më duket gabim shumë i madh strategjik nga ana e opozitës që të dalë në protestë. Tani të diskutohet këtu e të thuhet se mund ta menaxhojnë turmën dhe se janë të sigurt se nuk do ketë asnjë incident, ky është një gabim i madh”- u shpreh Gjylameti.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjedhjet vendore mbahen më 9 maj 2027/ Presidenti Begaj dekretoi datën pas konsultimeve me partitë

15:17 / October 30, 2026

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli

13:07 / October 30, 2026

BE nis shqyrtimin e kapitullit të radhës me Shqipërinë

12:58 / October 30, 2026

Kaosi në Kuvend/ “Etika” ndëshkon Sali Berishën dhe pesë deputetë të tjerë të PD-së

11:52 / October 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.