Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Protesta e 6 dhjetorit, Ilir Meta: Do të jetë një manifestim paqësor. Vendi në duart e mafias

12:11 / November 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta 29 nentor varrezat e deshmoreve foto lsa 8 1080x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga homazhet në memorialin “Nëna Shqipëri”, kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për protestën e thirrur nga Sali Berisha më 6 dhjetor, ku konfirmoi pjesëmarrjen. Për të do të jetë një manifestim paqësor.

“Siguria në Shqipëri është nën kërcënimin e mafias në pushtet dhe kurrsesi të qytetarëve të lirë. Së dyti nuk është protestë ndaj kryetarit të bashkisë, pasi bileta e tij është pa kthim më 14 maj, por është njoftuar manifestim pro europian që e gjithë Shqipëria dëshiron të japë mesazh mirënjohje për vendimin me rëndësi edhe gjeopolitik të BE, për të nxitur Shqipërinë dhe vendet e tjera që të ecin në rrugën e integrimit europian. Në Shqipëri nuk ka asgjë dhe s’duhet të ketë asgjë më të rëndësishme se kushtetuta dhe mbi kushtetutën është populli europian i Shqipërisë. Dhjetori është muaji i demokracisë. Manifestim paqësor. Dhjetori është muaji i demokracisë dhe Europës”, tha Meta.

I pyetur se ku do të zhvillohet protesta, për shkak se Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është zonë e vendosur brenda perimetrit të sigurisë së organizimit të samitit, Meta tha se në Shqipëri nuk ka asgjë dhe s’duhet të ketë asgjë më të rëndësishme se Kushtetuta dhe mbi Kushtetuta është vetëm populli sovran dhe i lirë.

Policia e Shtetit dhe Bashkia e Tiranës, i ka kthyer një përgjigje negative Partisë Demokratike në lidhje me kërkesën e saj për organizimin e protestës së saj në 6 dhjetor. Policia e Shtetit thotë se për shkak të samitit dhe rregullave të sigurisë që duhet të zbatohen për të, ku do të bllokohen dhe shumë akse rrugore, nuk mund të japë leje për një organizim të tillë, siç ka kërkuara dhe opozita.

6 dhjetor Ilir Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Begaj pret përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë të Evropës: Shqipëria, model i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare

14:29 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.