Pas protestës pas shembjes së Teatrit Kombëtar u shoqërua me dhunë dhe përplasje mes policisë dhe protestueseve, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.
Në një intervistë për ‘News24’ Rama theksoi se sjellja e policisë gjatë protestës ishte sjellje europiane. Ai mbrojti tezën e tij se nuk ka parë asnjë skenë dhunë.
“Policia e shtetit është sjellë si polici evropiane. Nuk kam parë asnjë skenë, asnjë pamje, asnjë provë, për të kundërtën”, tha Rama.
