Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Protesta e kontrollorëve të trafikut, Balluku: Grusht shteti. Ja çfarë i kërkon Metës

13:32 / April 7, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
belinda balluku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës Belinda Balluku e ka quajtur grusht shteti protestën e kontrollorëve të trafikut ajror të cilët paralizuan punën në aeroportin e Rinasit, duke paralajmëruar veprime të tjera ligjore.

“A duhet… se ky është grusht shteti… vendi të kapet peng nga persona që janë të pakënaqur e të stresuar me pagën 2499 dollarë e nëse nuk ia bëjmë 4400 dollarë do të mbajnë vendin peng. Erdha për ti sqaruar se kjo nuk është një lojë. Këtu preket siguria kombëtare e vendit dhe e drejta për lëvizjen e lirë të çdo qytetari. Erdha për tu thënë se nuk është lojë sepse nga ky moment na duhet të marrim masa të rëndësishme ligjore që nuk do të jenë të mira për askënd, po as për navigimin ajror. Ai është sektor shumë i rëndësishëm në të cilin janë investuar ndër vite shumë në burime njerëzore. Të gjithë ata kontrollorë janë të trajnuar në akademitë më të mira, kanë marrë trajnimet e duhura gjatë gjithë vitit për të marrë licencën”, tha ajo.

Ndërkaq, kreu i shtetit Ilir Meta i cili pak ditë më parë i priti në takim ata, Balluku i kërkoi të reagonte sot që atij i është dërguar dhe informacioni i kërkuar nga AlbControl.

“I bëj thirrje Presidentit të Republikës që të shprehet sot publikisht për këtë situatë. A mundet shteti të kompensojë kontrollorët e trafikut ajror kur nuk ka pasur kur involvim financiar në këtë ndërmarrje. Z. Meta i ka të gjitha të dhënat, ia kemi dërguar. po a mundet shteti të kapet peng nga një grup njerëzisht që kërkojnë të marrin secili prej tyre 15 rroga sa merr një shqiptar? Pra, 4400 dollarë për një person do të ishin njësoj sa 14 shqiptarë.Doja të dija nga Meta a mendon se duhet të bllokohet trafiku në RSH e të mos vijnë vaksina, e të mos lëvizë askush, as ata që kanë prerë biletën për të ikur te njerëzit e tyre e për të ardhur në vendin e tyre,e as të vdekurit që vijnë nga jashtë për tu varrosur në Shqipëri, të sëmurët?”, tha Balluku.

Balluku thotë se faji nuk është i shtetit por i kompanisë së huaj që iu ka ulur pagat. Për shembull pabarazie, ministrja tha se punëtorët janë të stresuar pasi iu është ulur paga nga 4 mijë euro në dy mijë euro dhe e kanë të pamundur jetesën e tyre.

Ditën e sotme punonjësit e “Albcontrol” kanë dalë në protestë duke kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit plotësimin e disa pikave të tyre lidhur me kushtet e punës. Në Rinas u nis vetë ministrja Belinda Balluku, e cila pavarësisht negociatave me 65 punonjësit kontrollorë nuk mundi të gjente një “gjuhë të përbashkët” me ta. Punonjësit kërkojnë nga Ministria: rikthimin e kolegëve në punë; shfuqizim i vendimeve të bordit; rikthimin e pagës së plotë sipas kontratës kolektive; transparencë financiare për vitin 2020; dhe që një anëtar sindikate të jetë anëtarë bordi. Ndërkohë puna në aeroportin e Rinasit vazhdon të jetë e bllokuar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga Akademia e Arteve në Tiranë te biznesi në Itali, kush ishte Bashkim Rushani që vdiq në aksidentin tragjik në Leçe

21:18 / November 6, 2026

“Serbia po fsheh krimet e luftës në Kosovë dhe Srebrenicë”, Natasha Kandiç: BE duhet të reagojë

20:58 / November 6, 2026

Xheneta Fetahu “shpërthen” ndaj Milaim Zekës: “Nuk kam pranuar të më shesësh te shokët e tu në Spanjë”

20:38 / November 6, 2026

Hiqet taksa e qarkullimit nga karburanti, a do të ulen çmimet? Ministrja zbulon si do të bëhet kontrolli i sektorit

20:00 / November 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.