Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Protesta e opozitës, 11 të arrestuar dhe 22 të shoqëruar

09:29 / April 18, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1430
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Protesta e zhvilluar mbrëmjen e kaluar nga Partia Demokratike përpara Kryeministrisë është shoqëruar me tensione dhe përplasje me policinë, duke çuar në arrestimin e 11 personave dhe shoqërimin e shumë të tjerëve.

Raportohet se numri i të shoqëruarve ka shkuar në 22, ndërsa i të arrestuarve në 11.

Tubimi, i paralajmëruar si një protestë paqësore me fjalime nga drejtuesit e opozitës, degjeneroi në momente dhune menjëherë pas fjalës së kreut të PD-së, Sali Berisha. Në drejtim të godinës së Kryeministrisë u hodhën molotovë, ndërsa nuk munguan përplasjet fizike mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Si pasojë e incidenteve, disa përfaqësues të opozitës dhe protestues janë dërguar në spital. Mes tyre janë ish-kandidati për deputet dhe gazetari Aulon Kalaja, dhe deputetët Luciano Boçi dhe Klevis Balliu, të cilët kanë shfaqur probleme shëndetësore. Gjithashtu, një efektiv policie ka pësuar çarje në kokë dhe djegie.

Në përfundim të protestës, Berisha paralajmëroi vijimin e tubimeve në ditët në vijim, ndërsa akuzoi policinë për dhunë, duke e cilësuar atë si “kriminelë profesionistë”.

Ndërsa Ministri i Brendshëm, Besfort Lamellari, i cili reagoi me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se ka përgëzuar policinë për reagimin profesional, vetëpërmbajtjen dhe neutralizimin e menjëhershëm të molotovarëve, që sipas tij, përdoren si ‘mish për top’ për të djegur qytetin dhe për të rrezikuar jetën e efektivëve me uniformë.

arrestuar opozitës Protesta shoqëruar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.