Zjarr, fishekzjarre e bomba molotov janë hedhur nga protestuesit e opozitës në drejtim të kryeministrisë.
E ndërsa protesta vijon në pika të tjera, efektivët e kriminalistikës kanë shkuar për të mbledhur provat përballë Kryeministrisë.
Dëme serioze janë kushtuar sakaq në Selinë e PS-së dhe objekte të tjera, pronë e Bashkisë së Tiranës dhe biznesit. Edhe këto prova me siguri do të jenë pjesë e punës së kriminalistëve.