Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Samiti në Sofje/ Begaj: Shqipëria, model suksesi në luftën kundër ekstremizmit

13:40 / April 4, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
begaj 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, gjatë fjalës së tij në samitin “The Aqaba Process Balkans Forum III”, që u mbajt në Sofje të Bullgarisë, rikonfirmoi qëndrimin e Shqipërisë si pjesë e Aleancës Globale dhe e platformave kundër terrorizmit.

Para liderëve të shteteve dhe qeverive që janë pjesë e nismës së “Aqaba Process”, Kreu i Shtetit të Shqipërisë theksoi rëndësinë e përgjegjësisë, solidaritetit dhe angazhimit të përbashkët përballë çdo kërcënimi dhe sfide.

“Terrorizmi nuk njeh kufij, kombësi, fe apo përkatësi etnike. Ai është një kërcënim i përbashkët dhe kërkon një përgjigje të përbashkët”, – u shpreh Presidenti i Republikës.

Shqipëria është një partner rajonal dhe global i besueshëm, me një kontribut të qenësishëm në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

“Ne besojmë,- theksoi Presidenti Begaj, se paqja dhe siguria afatgjatë arrihen vetëm përmes bashkëpunimit rajonal e ndërkombëtar dhe përgjegjësisë së përbashkët”.

“Përballë kërcënimeve që nuk njohin kufij, le të riafirmojmë qëllimin tonë të përbashkët, të veprojmë me vendosmëri dhe mirëkuptim me qëllim që të mbrojmë të drejtat themelore të njeriut për paqe dhe siguri”, – apeloi Presidenti i Shqipërisë.

Presidenti Begaj i njohu pjesëmarrësit në samit me strategjitë e miratuara nga Shqipëria, për luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm të cilat ofrojnë një model të qasjes gjithëpërfshirëse, ku futen institucionet shtetërore, shoqëria civile, klerikët dhe komuniteti. Ai e konsideroi histori suksesi përvojën e Shqipërisë në parandalimin e planeve me qëllim aktet terroriste. “Përmes Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Shqipëria është transformuar në një model ekspertize rajonale. Praktika jonë për parandalimin, rehabilitimin, riintegrimin, risocializimin dhe mosangazhimin është njohur ndërkombëtarisht si praktikë e mirë nga partnerët tanë strategjikë”, – deklaroi Presidenti i Republikës.

Ai bëri të ditur së këtë përvojë Shqipëria e ka ndarë me vende partnere në rajon dhe në botë.

Samitin e nismës së “Aqaba Process” për sigurinë në Ballkan, Presidenti Begaj e vlerësoi si proces angazhimi dhe mundësi për ndërtimin e një qasjeje të integruar dhe proaktive në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.

Ky samit në Sofje qe bashkëorganizohet nga Mbreti i Jordanisë, Madhërisë së Tij Abdullah II dhe Presidenti Bullgar Radev vjen pas samitit që u mbajt në Tiranë në vitin 2018.

Nisma e Procesit Aqabas e ndërmarrë nga Madhëria e Tij, Mbreti Abdullah II i Jordanisë synon ruajtjen e koordinimit dhe bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit, ideologjive ekstremiste dhe radikalizimit nëpërmjet qasjes gjithëpërfshirëse.

bajram begaj ekstremizem samit Shqiperia sofje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.