Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Protesta e opozitës/ Meta nga qelia i bën thirrje qytetarëve

15:00 / February 8, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1152
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot në orën 17:00 do të zhvillohet protesta e thirrur nga opozita.

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar nga qelia, duke i bërë thirrje mbështetësve të marrin pjesë në protestë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i Partisë së Lirisë, shkruan se shqiptarët kanë shumë arsye për të protestuar, teksa ka përmendur dhe vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani.

Reagimi i plotë:
Të dashur shqiptarë të ndershëm dhe patriotë,
Ju ftoj të gjithëve të bashkohemi sot, në ora 17:00 në protestën kombëtare kundër Narkoshtetit, armikut më të egër të lirive dhe të drejtave tuaja, që ka vjedhur në mënyrë të pamëshirë dhe ka përzënë nga vendi përmes një axhende antikombëtare shpopullimi mbi 1 milion shqiptarë.
Të rinjtë dhe të rejat, që ky regjim mizor u ka vrarë shpresat dhe u ka vjedhur ëndrrat do të jenë sot në këmbë!
Sot është dita të protestojmë për moszbardhjen e vrasjes së 18-vjeçarit Martin Cani, ëndrrat e të cilit u këputën në oborrin e shkollës “Fan Noli” në zemër të Tiranës, në mënyrë që të mos kemi të tilla tragjedi në të ardhmen dhe fëmijët tanë të rriten jo vetëm të mirëarsimuar por edhe të sigurt në Atdheun e tyre.
Pensionistët, që aq shumë kanë kontribuar për vendin dhe që sot janë më të varfër se në 2013, të vjedhur, të përbuzur dhe të përjashtuar kanë shumë arsye pse do të bashkohen sonte me ne.
Fermerët shqiptarë, nga Kardhiqi ku protestojnë tani dhe deri në Vermosh, që mundin dhe sakrificat i hedhin në kanal, fondet e të cilëve përfundojnë te inceneratorët që nuk ekzistojnë, do të protestojnë sot me ne edhe për shfarosjen blegtorisë edhe për shkretimin e bujqësisë.
Mësuesit, pedagogët, mjekët e infermierët, me pagat më mizerabël në rajon do të bashkohet me ne!
Protestojmë sot për të shpëtuar Atdheun nga zhbërja, për të shpëtuar familjen shqiptare dhe fjalët e shenjta Nënë dhe Babë nga “Prindi 1” dhe “Prindi 2”, për t’u mobilizuar për largimin e Kryetarit të Organizatës që për të vjedhur pushtet shet sovranitet, për t’i dhënë fund modelit të narkoekonomisë bazuar në pasurimin e një pakice nëpërmjet industrisë së pastrimit të parave dhe për t’i hapur rrugën një modeli të ri ekonomik që mbështet prodhuesit vendas dhe e shndërron Shqipërinë në fuqi eksportuese në rajon.
Protestojmë sot për të rikthyer qetësinë në familjet shqiptare, qetësi që është kërcënuar rëndë nga rrugaçëria e mbrojtur nga Narkoqeveria.
Protestojmë për votën e lirë dhe pa kërcënimet e narkopatronazhistëve dhe Narkoqeverisë.
Protestojmë për jetën dhe shëndetin e kërcënuar nga betoni i kullave.
E gjithë Shqipëria do të jetë sot në këmbë deri në largimin përfundimtar të këtij regjimi mafioz dhe të korruptuar në çdo qelizë.

Ilir Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Produkteve të skaduara u ndërronin datën dhe i hidhnin sërish në treg, arrestohen pronari dhe magazinieri në Vorë

11:05 / July 19, 2025

Lëvizte i armatosur në shëtitoren e Shëngjinit, arrestohet 21-vjeçari

10:40 / July 19, 2025

Rama publikon pamjet e shembjes së ndërtimeve pa leje në Tiranë: Puna nuk do të ndalet

10:00 / July 19, 2025

Ushtria ndihmon për shuarjen e flakëve në Belishovë të Mallakastrës

09:40 / July 19, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.