Pas protestës së djeshme të opozitës ndërkohë kryeministri Edi Rama do të zhvillonte takimin për ‘Bashkinë që Duam, policia e Fierit ka shoqëruar 10 persona
Sipas kreut të PD Fier, Luan Baçi janë shoqëruar 10 persona në komisariatin e Fierit dhe pas një deklarate janë lenë të lirë, ndërsa një protestues ende mbahet në polici.
Policia Fier ende nuk ka një njoftim zyrtar për shoqërimet e protestuesve.
Po ashtu, ende nuk ka asnjë autor për plagosjen e efektivit të policisë në protestë, ndërsa i pyetur për këtë incident kreu i PD Fier, Luan Baçi i ka qëndruar deklaratës së tij të një dite më parë, se incidenti dhe plagosja e efektivit është kryer nga persona të infiltruar nga policia.