Si pas çdo proteste të opozitës para Kryeministrisë, nuk ka munguar edhe reagimi nga mazhoranca, veçanërisht nga kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Me një postim të shkurtër në rrjetin social Facebook, që e shoqëron edhe me një foto të kreut të PD-së në protestën kombëtare të mbrëmjes së sotme, Balla nënvizon se “Berisha nuk e djeg dot më Shqipërinë”.
“Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë!”, shkruan deputeti socialist, teksa e shoqëron edhe me foton e kryedemokratit me flamurin kombëtar në dorë duke e valëvitur pas fjalimit para mbështetësve dhe në sfond molotovët që hidhen ndaj Kryeministrisë dhe shpërthejnë në flakë.
Në përfundim të protestës, u hodhën molotov drejt Kyeministrisë.
