Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Protesta e pedagogëve, Gjekmarkaj: Universiteti në krizë, pagat kanë mbetur si në kohën e Nanos

11:26 / September 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjekmarkaj1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Afro 5 mijë pedagogë sot dolën në protestë, dhe nënkryetari i Kuvendit, deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj nga seanca e sotme, tha se pagat e profesoratit kanë mbetur si në kohën e Fatos Nanos.

“Profesorati shqiptar është lënë në mëshirë të fatit, ai është thjesht i varfër, me rroga mujore të paindeksuara as edhe një qindarkë që prej kohës “arkeologjike” të Fatos Nanos. Rroga e tij është shumë afër asaj të një mësuesi të thjeshtë. Çdo kërkesë e universiteteve ka hasur në përbuzjen dhe ndoshta edhe urrejtjen patologjike për lirinë e botës universitare si hapësira e fundit e mendimit të lirë në këtë vend.

Pedagogët janë konsideruar si birbo, si leshko që kërkojnë qiqra në hell, kur vatani ka maraze. Të varfërosh profesoratin, do të thotë ta flakësh elitën e inteligjencies në luftën e përditshme të mbijetesës e të fashisësh çdo potencial njerëzor, kërkimor, profesional në dobi të individit e të shoqërisë. Kampusi universitar ka mbetur një ëndërr në sirtaret e premtimeve elektorale. Në përgjithësi regjistrimet kanë pësuar rënie. Le të bëjmë një krahasim për rrogat neto në universitetet e Kosovës dhe të Shqipërisë.

Profesori i rregullt i Kosovës 1400 euro, ndërsa ​​profesor doktori i Tiranës-950 mijë lekë në muaj. Profesori i asociuar i Prishtinës 1290 euro , Profesor i asociuar i Shqipërisë 850 mijë lekë. Doktori i shkencave andej 900 euro, këtej 750 mijë lekë”, tha Gjekmarkaj.

Agron Gjekmarkaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.