Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Protesta e pedagogëve, kreu i Sindikatës: Do vijojmë sërish të hënën në çdo fakultet

17:47 / October 14, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kovaci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Sindikatës për Universitetin Sandër Kovaçi ka deklaruar se kanë arritur në vendimmarrje për të vazhduar protestën ditën e hënë në mungesë të përgjigjes nga qeveria.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, Kovaçi deklaroi se protestat do të zhvillohen në çdo fakultet ku stafi akademik do të qëndrojë para universiteteve përkatëse në shenjë proteste.

Ai u bëri thirrje pedagogëve të mos ndikohen nga presioni, ndërsa tha se protesta do të sjellë një ndryshim të jashtëzakonshëm në arsimin e lartë publik.

“Sindikata ka marrë vendimin të vazhdojë ditën e hënë në mungesë të përgjigjes në trajtën e një proteste më të përgjithshme, jo një bojkot, por do jemi përballë universiteteve. Studentëve të vitit të parë do t’u jepet mundësia të prezantohen duke mos ua prishur festën, por profesorati do të bojkotojë mësimin. Në çdo fakultet do të ketë një protestë nga çdo staf përkatës. Ky është një lloj përshkallëzimi i protestës, pasi qeveria nuk ka ofruar zgjidhje. Rritjen 7% e quajmë të papranueshme, ndërsa 8% i kërkuar të mbulohet nga universitetet është i pamundur për universitetet. Kemi thënë që të ardhurat e studentëve duhet të përdoren për studentët.

Një pedagog në vend duhet ta ketë pagën rreth 1200 euro, ndërsa asistentëve rreth 900 euro pas rritjes që ne kërkojmë, ndërsa pa të rrogat janë shumë më të ulëta. Edhe pas kësaj shtese rroga më e madhe do jetë 1200 euro, që nuk arrin as nivelin e Kosovës pas rritjes. Universiteti është i pavarur kur pavarësia financiare sigurohet nga ai vetë. Që të kërkosh llogari duhet edhe të financosh, nuk ka kërkim shkencor pa para. Jemi në situatë emergjente, kryeministri bën vlerësimet e tij politike. Këto kërkesa janë bërë çdo vit që nga 2018. Ka legjislacione për sindikatat. Kemi kërkuar përmes shkresave, bisedimeve dhe kemi kaluar më pas te protestat.

Unë iu bëj thirrje pedagogëve të mos hanë asnjë lloj presioni, të drejtat kërkohen si individ apo edhe si grup. Jemi në sistem demokratik dhe mund të kërkojmë të drejtat tona. Këto kërkesa janë të arsyeshme. Pedagogët do t’i bashkohen të gjithë protestës ditën e hënë. Kemi kërkuar që protestat të vijojnë pranë fakulteteve në një formë qëndrimi ndaj institucioneve. Do marrim edhe mirëkuptimin e studentëve për këtë, dhe e kemi që ata mbështesin kërkesat tona. Ata marrin përsipër të kuptojnë se nuk do bëjnë mësim disa ditë, deri sa qeveria të japë përgjigje për këtë peticion. Nëse nuk ka përgjigje qeveria do mbajë përgjegjësi për vitin e ri akademik. Kështu ka ndodhur dhe kështu do të ndodhë edhe këtë herë. Ne besojmë se kryeministri që ka qenë vetë një profesor besoj se është më i qartë për kërkesat tona.

Gjithë kjo protestë do sjellë një zhvillim të jashtëzakonshëm në arsimin e lartë publik, do rritet cilësia në arsim dhe kryeministri do ngelet në histori nëse zgjedh t’i ndryshojë faqen universiteteve. Jemi para faktit që rrogat tona nuk janë indeksuar si çdo punonjës në administratë. Jam i bindur që kryeministri do ta shikojë me shumë seriozitet dhe nga ndjeshmëria që ka për universitetin publik”, u shpreh Kovaçi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Rrugor/ Patenta hiqet përgjithmonë për përsëritësit e alkoolit, ashpërsohen masat për shpejtësinë dhe celularin

10:55 / August 7, 2026

Aksident tragjik në Greqi, humbin jetën nënë e bir nga Shqipëria

10:49 / August 7, 2026

Rritet fluksi në Portin e Durrësit, mbi 349 mijë pasagjerë udhëtuan në shtatë muajt e parë të vitit

10:40 / August 7, 2026

Vijon lufta me flakët në Mallakastër, nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e zjarrit në Panahor

08:39 / August 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.