Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Protesta e qytetarëve, Meta: Qeveria ka vepruar si banditët, pasi ka rrëmbyer pronat dhe banesat

09:23 / August 25, 20222 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
300770213 621286809366558 3552495692029725270 n
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Banorët e 5 Majit, zonës së Laprakës, Lanës, Kombinatit, Kodrës së Priftit dhe Babrrusë dolën dje në një protestë para Bashkisë së Tiranës. Ata protestuan sa i përket shembjes së banesave të kualifikimit urban si dhe planit të rindërtimit të 2019. Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se qeveria ka vepruar si banditët, pasi ka rrëmbyer sipas tij pronat dhe banesat. Në facebook, Meta nënvizon se Partia e Lirisë ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë në krah të qytetarëve. “Të bashkuar do t’i largojmë pushtuesit e sektit rilindas nga zyrat e shtetit shqiptar”.

Postimi i plotë

Partia e Lirisë mbështet plotësisht kauzën e drejtë të qytetarëve për të mbrojtur shtëpitë e tyre nga projektet e mafies së inceneratorëve. Pa asnjë trasparencë dhe komunikim me qytetarët, Qeveria duke vepruar si banditët, ka rrëmbyer pronat dhe banesat e tyre.

Ne solidarizohemi plotësisht me luftën e tyre për mbrojtjen e pronës, të shtëpive dhe të familjeve të tyre. Pronat e qytetarëve po vidhen në dhunim të ligjit për t’i hapur rrugë ndërtimit të pallateve ku pastrohen parat e krimit të organizuar

Partia e Lirisë ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë në krah të qytetarëve. Të bashkuar do t’i largojmë pushtuesit e sektit rilindas nga zyrat e shtetit shqiptar!

5 Maji Ilir Meta PRONA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë!

17:23 / May 18, 2025

‘Një Cirk Tragjik’: Figurat e PD-së reagojnë pas dështimit të fushatës me LaCivitas

16:49 / May 18, 2025

Doli pa mandat nga zgjedhjet e 11 majit, reagon për herë të parë Ilir Meta

15:09 / May 18, 2025

‘Vendimi’ i Diasporës/ Numërohen kutitë e fundit në Korçë, Gjirokastër dhe Berat

14:58 / May 18, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.