Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën e studentëve, ku thotë se përshëndet deklaratën e senatit akademik.
Në një postim në medias sociale Rama shkruan se uron që t’i garantohet mësimi një orë e më parë shumicës që po pengohen brutalisht.
Përshëndes deklaratën e Senatit Akademik të UT. Uroj që t’i garantohet mësimi një orë e më parë shumicës që po pengohet brutalisht. Kërkesat do të përmbushen sipas planit të publikuar dhe po shkojmë shumë përtej tyre. Dialogu e bashkëpunimi me universitetet do thellohet #MeStudentët