Ilir Meta ka thirrur një protestë më 13 shtator në vendin ku është ndërtuar inceneratori i Tiranës. Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, deklaroi sot se do të jetë prezente. Jashtë sallës së Kuvendit, Duma tha se do mundohet të jetë prezente pasi të gjithë duhet të jenë nëpër protesta.
“Mendoj se ka ardhur një moment se nuk e di nëse mund ta quajmë tragjike, apo qesharake, por viti i 9 i qeverisjes së Ramës, kush do që i thërret, ne duhet të protestojmë. Kjo nuk do të thotë se po them diçka në mbrojtje të dikujt. Sot ne duhet të jemi pjesë e protestave sepse nuk ka mënyrë tjetër për të përballuar dëmin e kësaj keqqeverisje. Unë nuk them që pushtetin ta marrim me dhunë. Por rezistenca popullore krijon thyerjen, valën”.
Data dhe ora 18:00 janë konfirmuar nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
