Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën mëngjesin e sotëm të personelit të urgjencës së Lezhës për masën e shpërblimit, duke thënë se nuk duhet ngatërruar vija e zjarrit me bluzën e bardhë.
Me një postim në Tvvitter ai thotë se shpërblimi më i madh bëhej për mjekët në spitalet COVID e në autoambulanca, por jo bluzat e bardha në territor.
“Kush ka ngatërruar vijën e zjarrit në spitalet Covid e në autoambulanca, me detyrën e bluzës së bardhë në territor, duhet të kthjellohet e të mos turpërojë bluzën e bardhë”- shkruan Rama.
Nje mesazh e ka edhe per ata qe sipas tij, nxisin nga jashte kerkesat per shperblime pa asnje sens.
Reagimi i Rames
Unë e kam thënë shqip që do të paguajmë 1000€ mbi pagën për mjekët e infermierët në Vijën e Zjarrit! Kush ka ngatërruar vijën e zjarrit në spitalet Covid e në autoambulanca, me detyrën e bluzës së bardhë në territor, duhet të kthjellohet e të mos turpërojë bluzën e bardhë!
Kush i nxit nga jashtë kërkesat për shpërblime pa asnjë sens bën politikën e mbrapshtë që ka bërë gjithnjë dhe do ndëshkohet nga populli, kush nga brenda bëhet mashë politike cënon misionin e shenjtë e moralin e bluzave të bardha në këtë luftë dhe nuk do të justifikohet në vijim!
