Qytetarët e Durrësit janë grumbulluar duke bllokuar rrugët në Durrës në shenjë revolte kundër rritjes së çmimit të naftës.
Protestuesit kanë bllokuar hyrjen dhe daljen nga qyteti i Durrësit, duke mos lejuar qarkullimin e automjeteve.
Qytetarët kanë paralajmëruar se do të bllokojnë edhe autostradën Tiranë-Durrës.
Protestës qytetare i janë bashkuar edhe studentët e Universitetit të Durrësit.
