Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec

19:20 / August 24, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ramaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për në Tiranë, ku shpjegoi përmbajtjen dhe thelbin e diskutimeve.

Rama e cilësoi protestat e zhvilluar në Tiranë si një “dhuratë”, duke thënë se Shqipëria nuk ka pasur opozitë dhe se protesta ishte një zë qytetar që tregoi nevojën për përmirësimin e qeverisjes.

Sipas Ramës, qytetarët dhe qeveria do të dalin më të fortë nga kjo situatë, pasi ajo ka shërbyer si një shtysë për një qasje të re të qeverisë.

“Protesta për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka pasur opozitë. Ishte një meritë e asaj proteste që ne të dëgjonim një zë qytetar që thotë se sot ne meritojmë më shumë. Ajo protestë që ndodhi na ka sfiduar realisht, për aq kohë sa ishte qytetare. Aty u shfaqën njerëz që i çoi nevoja për të bashkuar zërin dhe për të thënë se ne meritojmë më shumë. Unë jam i bindur dhe optimist. Jam shumë i energjizuar. Mos harroni që Shqipëria nuk ka qenë kurrë më mirë, më e vlerësuar ndërkombëtarisht dhe kurrë më e mbështetur në mundësi reale për të bërë më shumë. Kjo ka një arsye. Shqipëria nuk ka qenë një vend në shitje apo i shitur, se nuk ka një vend të tillë që respektohet ndërkombëtarisht, shton mundësitë për njerëzit e vet dhe rritet çdo ditë. Kemi bërë të gjitha përpjekjet dhe do të vazhdojmë t’i bëjmë”, tha Rama.

Kryeministri tha se gjatë takimit u diskutua për qasjen e re të Partisë Socialiste ndaj territorit, ndërsa theksoi se një nga programet më të rëndësishme të qeverisë do të jetë ai i strehimit.

Duke u ndalur te dokumenti “Besa”, të cilin e cilësoi tashmë një koncept të konsoliduar në marrëdhënien shtet-qytetar, ai tha se “Besa” përfaqëson besimin, empatinë, shërbimin dhe angazhimin.

Në këtë kuadër, Rama foli për “Pasqyrë Albania”, të cilën e cilësoi si bazën e re teknologjike të marrëdhënies mes qytetarit dhe shtetit. Sipas tij, qytetari do të ketë mundësi të informohet në kohë reale për punën e institucioneve dhe statusin e kërkesave të tij.

“Hallin apo kërkesën e qytetarit e konceptojmë si një letër, si një pako, statusi i së cilës ndiqet në kohë reale dhe që mbart edhe përgjegjësi e afate”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se platforma do të mundësojë gjithashtu ndjekjen e projekteve publike, duke dhënë si shembull rrugët, për të parë se kush po i realizon, pse mund të vonohen dhe në çfarë faze ndodhen.

Në fund, Rama tha se gjatë takimit u diskutua edhe për një sërë programesh që prekin sektorë të ndryshëm, përfshirë shëndetësinë dhe arsimin, si dhe për një plan për rritjen e transparencës lidhur me çmimet e ushqimeve bazë.

Edi Rama ministrat Pogradec Protesta Takim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

Aksion në burgun e Fushë-Krujës: Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

14:04 / August 24, 2026

Takimi me ministrat në Pogradec/ Rama nxjerr videon, ja çfarë mendimi ka Diella për Mirela Kumbaron

13:48 / August 24, 2026

Shkelësit ‘në radarët’ e Rrugores së Tiranës: Mbi 11 mijë gjoba dhe 55 persona të arrestuar ose të proceduar

13:43 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.