Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Protesta kombëtare e PD, Gjekmarkaj: Masive dhe paralajmëruese. Duhen gjetur njerëzit e ndershëm

16:11 / June 25, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjekmarkaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj, thotë se proteta kombëtare e thirrur më 11 korrik do të jetë e madhe dhe paralajmëruese. Për të duhet të krijohet një front i gjerë opozitar, ku të përfshihet çdokush që është në opozitë me qeverinë e Edi Ramës.

I pyetur nëse PD-ja mund të bëjë pa Sali Berishën, Gjekmarkaj tha se ai ka qenë dhe mbetet figurë qendrore e Partisë Demokratike, pavarësisht se çfarë mendojnë grupime të ndryshme në këtë parti.

“Ne kemi bërë betejë, por kemi njohur forcën e shumicës. Berisha është legjitimuar nga vota dhe besoj se PD e ka tejkaluar fazën e saj më të vështirë dhe nuk duhet të gabojmë më në të ardhmen. Besoj se e kemi mbyllur fazën e vetëasgjesimit dhe asgjësimit që tentuan kundërshtarët”, tha Gjekmarkaj.

Ai tha se Shqipëria ka nevojë për njerëzit e ndershëm, pasi po e mbytin hajdutët. Në këtë kuadër ai tha se është krijuar mentaliteti futu, vidh dhe ik dhe kjo po ndodh me paratë publike.

“Duke gjetur njerëzit e ndershëm, duke ia përshtatur ligjet sipas modelit të BE-së, Shqipëria e gjen vetë rrugën e saj”, tha Gjekmarkaj, duke shtuar se ka ardhur koha që duhet t’i besohet PD dhe njerëzve të saj, ashtu sikundër ndodhi në 2005-ën.

Agron Gjekmarkaj Nënkryetari i PD-së
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngjela: PD s’vjen dot në pushtet me Berishën

19:39 / October 9, 2026

Votimi i reformës territoriale/ Rama: I dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese

09:24 / October 9, 2026

85 vota pro Reformës Territoriale/ Kuvendi e miraton pas një seance maratonë

09:05 / October 9, 2026

Braçe jep deklaratën e bujshme: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

22:52 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.